Kashishti
Kashishti është një fshat malor në komunën Memaliaj Fshat në Qarkun e Gjirokastrës, i cili gjendet rreth 5 km në lindje të qytetit të Memaliajt.
Kashishti |
---|
Gjeografia
RedaktoFshati Kashisht shtrihet kryesisht në një zonë kodrinore dhe është rreth 4 km larg lumit Drinos, degë e lumit Vjosa.
Demografia
RedaktoKashishti ka një popullsi të vogël me rreth 300 banorë. Një pjesë e mirë e popullsisë ka lëvizur drejt qyteteve të afërta, si Memaliaj, Tepelena dhe Gjirokstra, ose ka emigruar drejt Greqisë.
Ekonomia
RedaktoBaza e ekonomisë së Kashishtit është Blegtoria dhe, ndonëse më e kufizuar nga relievi kodrinor, Bujqësia. Produktet e prodhuara në Kashisht përdoren për konsum të brendshëm dhe tregtohen me qytetet fqinje.
Historia
RedaktoSipas disa gojëdhënave, fshati Kashisht është themeluar në Mesjetë, nga banorë që janë zhvendosur dhe kanë themeluar fshatin pas shkatërrimit të një fshati atypranë, të quajtur Mushkaj.
Shih edhe
RedaktoKomuna Memaliaj Fshat |
---|
Memaliaj Fshat · Vasjar · Kashisht · Damës · Cërrilë · Kallëmb · Bylysh · Mirinë |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |