Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar (serbisht: Саборни храм Христа Спаса у Приштини, apo Katedralja e Millosheviqit ose Kisha serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës) është godinë e paligjshme[1] e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës në kohën e Sllobodan Millosheviqit, e planifikuar si kishë ortodokse serbe.

Tempulli Ortodoks në Prishtinë
Godina e papërfunduar e kishës serbe në oborrin e UP

Histori Redakto

Themelet e saj u vunë në oborrin e Universitetit të Prishtinës më 1992, në një kohë kur studentët dhe pedagogët shqiptarë ishin dëbuar nga godinat e universitetit dhe në Kosovë zhvillohej një fushatë e gjerë serbizimi që përfshinte emrat e rrugëve, shesheve dhe shkollave.[1]

Kjo godinë mbeti pa u përfunduar për shkak të luftës në Kosovë.

Nga shqiptarët në Kosovë shihet si simbol i regjimit të Millosheviqit,[2][3] dhe objekt politik i filluar në vazhdën e përpjekjeve të tij për serbizimin e Kosovës.[1]

Në vitin 2014, këngëtarja shqiptare Era Istrefi publikoi videoklipin e këngës "E dehun", pjesë të të cilit ishin xhiruar në këtë godinë. Në të ajo paraqitet duke vallëzuar me këmishë transparente ku i dallohet gjoksi. Videoklipi nxiti reagime të ashpra nga Kisha Ortodokse Serbe e cila e dënoi atë duke e cilësuar si "përdhosje" të kishës dhe "blasfemi ndaj fesë ortodokse".[4]

Referime Redakto

  1. ^ a b c Vinca, Agim (22 shtator 2016). "Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës dhe debati rreth saj". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2018. Marrë më 15 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Ahmeti, Shpend (6 prill 2015). "Shpend Ahmeti: Kisha në oborrin e UP-së, çështje politike". Marrë më 14 prill 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ Ymeri, Visar (17 shtator 2016). "Ymeri: Kisha serbe në oborrin e UP-së, simbol i regjimit të Millosheviqit". Marrë më 14 prill 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ Krasniqi, Vullnet (26 qershor 2014). "Arsyetohet Regjisori i Spotit Kontrovers të Era Istrefit". kallxo.com. Marrë më 15 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)