Kategoria:Braka
Brraka është një nga lagjet më të vjetra në Tiranë të Shqipërisë.
Lagjia e Brrakës shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, midis Stacionit të Trenit dhe Sheshit "Rilindja" (Zogu i Zi). Përmendja e parë e kësja lagjeje të vjetër na vjen në fillim të viteve 1700 në një dokument otoman të kohës. Emri Brrakë vjen nga osmanishtja (turqishtja e vjetër) dhe është termi për një vend ku uji del në thellësi të vogla. Është vërtetuar shkencërisht se në këtë zonë të Tiranës, mund të dalë ujë edhe në thellësinë 5 metra.
Në vitet 1800 Brraka ishte pronë e familjeve të pasura tiranase dhe kishte pak shtëpi të tipit kullë me tulla balte. Në këtë kohë, përreth këtyre shtëpive u ngulën me lejen e pronarëve dhe bejlerëve edhe pjestarë të komunitetit rom, të cilët u shërbenin këtyre familjeve por edhe qytetit për aheng dhe tregti. Në fundvitet 1800, Brraka kishte një prani të madhe të komunitetit rom. Me ardhjen e komunizmit, shpërngulja Rome filloi në masë për nga pjesa tjetër e Unazes, ku pikërisht kryheshin ekzekutimet e Burgut 313 të Tiranës.
Sot Brraka është një rrugë e sistemuar, me dy kalime, me trotuare nga të dy anët, ndriçim, godina banimi, institucione të ndryshme, dhe biznese. Rruga mban emrin Haxhi Hysen Dalliut, një studiues i persekutuar nga regjimi otoman për veprimatëritë e tij atdhetare dhe predikimin e një islami të butë, të ndryshëm nga ai i Portës së Lartë. Megjithatë emri Brrakë është ngulitur fort, jo vetëm në memorien e banorëve autoktonë të saj, por edhe prej atyre që rishtazi kanë populluar godinat e reja dhe moderne që janë ndërtuar pas viteve '90 në këtë zonë të qytetit.
Kjo kategori aktualisht nuk përmban asnjë faqe apo media.