Kausha, ishte objekti në kat, me oborr në qëndër të qytetit, i ndërtuar në kohën osmane dhe deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ky objekt, pos nevojave të tjera, ka shërbyer edhe si burg, për çka është më tëpër i njohur. Siç kemi mësuar nga të moshuarit, gjatë kohës osmane, për një kohë në Kaushë ishin të vendosur nxënësit e shkollës Ryzhdije (progjimnazit), deri në ndërtimin e objektit të ri të shollës, si dhe nxënësit e një mejtepi të qyteti.

Në pjesën e përparme të Kaushës, skaj rrugës kryesore ndodhej objekti në kat, me dyqane në katin përdhes, të cilit, më 1956, është ngritur kati i epërm, ku deri rrënimin e tij pas luftës së fundit në Kosovë, ishte e vendosur administrata e Kuvendit të Komunës. [1]

Referime

Redakto
  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)