Kënga korale
(Përcjellë nga Kenga korale)
Kënga korale është kompozi që këndohet në 2, 3, 4 e më shumë zëra. Kjo mund të kompozohet sipas këngës popullore ose të poezisë artistike. Karakteri i saj varet nga përmbajtja e tekstit dhe e muzikës. Prandaj, ekzistojnë këngët korale lirike, epike, humoristike, patriotike, etj.
Kemi këngë korale për kore fëmijësh që më shpesh janë 2 dhe 3 zërëshe. Ndërkaq, këngët korale për kore të rinjesh, kore të burrave dhe kore të përziera janë kryesisht 4 zërëshe.