Këshilli i Nxënësve të Kosovës, (shkurt: KNK) është strukturë përfaqësuese në nivel nacional nëpërmjet së cilës nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës përfaqësojnë shkollat e tyre në mënyrë që të mbrojnë interesat e nxënësve dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët, prindërit dhe profesorët për të përfituar arsimi dhe nxënësit.

Këshilli i Nxënësve te Kosovës është themeluar ne bazë të ligjit mbi Arsimin e Mesëm dhe të Lartë dhe si e tillë është e vetmja strukturë legjitime për te përfaqësuar zërin e nxënësve të Kosovës. Këshilli i Nxënësve të Kosovës vepron nën ombrellën e organizatës jo-qeveritare Këshilli Rinor Kosovar (Kosovar Youth Council - KYC).

Themelimi i Këshillit të Nxënësve të Kosovës krijon mundësi për nxënësit për të përfituar aftësi menaxhuese, komunikuese dhe organizative, të cilat do të jenë me interes të veçantë për të ardhmen e tyre. Këshilli i Nxënësve të Kosovës funksionon në tri nivele, në nivel të shkollës, në nivel të komunës dhe në nivel nacional. Vizioni ynë është “Zëri i Nxënësve – Forcë Realizimi”.

KNK si strukturë përfaqësuese iu mundëson nxënësve të marrin përgjegjësi për projektet, dhe të demonstrojnë që ata mund të menaxhojnë projekte të tilla në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohen në të gjitha nivelet. Aq më tepër, kontributi i dhënë nga Këshilli i Nxënësve në zhvillimin e politikave të arsimit në çështje të caktuara mund të ketë përfitime të mëdha për nxënësit dhe shkollën. Politikat arsimore janë të prira të jenë më të suksesshme nëse janë të pranueshme nga të gjithë partnerët brenda shkollës.

Roli kryesor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës është: “të promovoj interesat e institucionit të shkollës në Kosovë dhe përfshirjen e nxënësve në punët e shkollës, në bashkëpunim me zyrtarët, prindërit dhe profesorët në të gjitha nivelet”.

Objektivat e Këshillit të Nxënësve të Kosovës janë:

  • Të rris komunikimin në mes nxënësve, zyrtarëve dhe prindërve në nivel të shkollës, komunal dhe nacional.
  • Të promovoj një mjedis të favorshëm për zhvillim arsimor dhe personal
  • Të promovoj marrëdhënie shoqërore dhe respekt reciprok në mes nxënësve
  • Të mbështesë zyrtarët e arsimit në zhvillimin e shkollës dhe politikave arsimore.
  • Të përfaqësoj interesat e nxënësve si dhe brengat madhore të tyre në nivel të shkollës, komunal dhe nacional.

Këshilli i Nxënësve të Kosovës e ka statutin e vet dhe strukturën e brendshme ekzekutive.

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto