Keze Kozeta Zylo
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Zonja Keze Kozeta Zylo ka punuar si një mësuese e letërsisë në disa gjimnaze të Tiranës, bashkëpunoi me gazetën “E Ardhmja” të gjimnazit “Cajupi” dhe u përfshi energjikisht në proceset demokratike. Ajo mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë ku u zgjodh sekretare e saj dhe drejtonte gazetën “Ora e Shqipërisë”. Në shkurt në vitin e mbrapshtë të 97-ës ajo u largua me familjen e saj ku u integrua me dinjitet në botën amerikane.
Vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet Këshilltare e studentëve në BramsonORT College (2000-2004).
Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology” në Manhattan, dhe tani është e punësuar në fushën e edukimit në Shkollën e mesme Susan E.Wagner në Staten Island.
Shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në USA. 2007-2010.
Rreth poezive të saj u zhvillua një orë mësimi e rregullt në shkollën e mesme Susan E. Wagner në Staten Island, New York, udhëhequr nga Prof.Helen Decker.
Gjithashtu poezitë e saj u përzgjodhen dhe u interpretuan në një mjedis amerikan, gjatë një aktiviteti letraro-artistik, në një nga qendrat e mëdha kulturore “Staten Island Greenbelt center, udhëhequr nga znj.Sheree Sobel, shkrimtare dhe psikologe.
Janë botuar poezi në Amerikë, Maqedoni dhe Rumani. Në Ditët e Naimit në Maqedoni poezitë e shkrimtares Zylo janë botuar në antologjinë “Rizgjimi i Lutjes”, përgatitur nga Këshilli botues për Festivalin Ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” në Tetovë, edicioni XV.
Publikon vazhdimisht në gazetën “Illyria” dhe “Dielli” në USA.
Narratore në TV Alba Life në Staten Island, New York, ku së bashku me bashkëshortin e saj z.Qemal Zylo Ph.D kandidate dhe familjen, janë themelues të TV Alba Life New York dhe të shkollës shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që operon në disa lagje të Nju Jorkut.
Është e martuar me z.Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Dr.Valbona Zylo Watkins dhe Klodiana Zylo Halsted.
Ka organizuar për vite radhazi, së bashku me bashkëshortin e saj z.Qemal Zylo, ditën e Flamurit si dhe veprimtari të tjera atdhetare, kulturore dhe patriotike për Shqiperinë, si dhe simpoziume për çështjen e Kosovës.
Çmimet:
- Ambasador i Kombit Shkolla Shqipe “Alba Life”, New York nga Shteti Shqiptar 2019
- Mirënjohje për “Alba Life” nga Konsullata e Përgjithshme e Republikes së Kosovës në Nju Jork për kontributin e dhënë në organizimin e përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës. 2018
- Senatori veteran Martin Golden nderoi me proklamatë nderi “Alba Life”, në emër të Senatit të shtetit të Nju Jorkut, 2018
- Proklamatë nga z.Mark Gjonaj Këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut me këtë motivacion: Nderoj TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” për një punë të jashtëzakonshme në shërbim të komunitetit shqiptaro amerikan. TV dhe Shkolla Shqipe “Alba Lfie” ka qenë një shembull i shkëlqyer i suksesit dhe integrimit në Amerikë. 2018
- Mirënjohje nga organizata “Motrat Qiriazi” në 25 Vjetorin e themelimit të tyre me motivacionin për mësimin e Gjuhës Shqipe fëmijëve të Diasporës 2018
- Mësuese e vitit nga shoqata “Ana e Malit”, New York, Mars 2018
- Anëtare Nderi e Albanian Excellence, 2015
- Nga Albanian Excellence e përzgjedhur në librin “Zonjat Shqiptare në New York”
- Anëtare Nderi e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” NY, 2019
- Libri “Mjellmat po të vijnë” u shpall libri më i mirë i vitit, në Panairin e librit me shkrimtarët e Diasporës në New York, 2009, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
- Çmim mirënjohjeje nga shoqata “Rrënjët Shqiptare” USA me motivacionin për një punë të jashtëzakonshme gazetares Zylo, në ndihmë të Paradës internacionale, ku morën pjesë gjallërisht dhe shqiptarët e Diasporës. Qershor, 2012
- Çertifikatë mirënjohjeje nga Bashkimi i Intelektualëve në Zvicër me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në Mërgatë në fushën e kulturës dhe Arsimit Kombëtar. Korrik, 2011
- Çertifikatë mirënjohjeje për bamirësi dhe punën udhëzuese tek studentët e saj në mjedieset e një Qendre Shëndetësore, të cilët për shumë kohë punuan vullnetarisht për të ndihmuar njerëz të moshës së vjetër dhe me probleme shëndetësore. Kjo çertifikatë u dha nga Shkolla e Mesme "Wagner" dhe Qendra e Rehabilitimit “Eger", ne SI, New York, në ceremoninë e gradimit të nxënësve, të cilët u pajisën me diplomat e shkollës së mesme. Maj, 2010
- Mirënjohje nga Shoqata “Ana e Malit”, New York, 28 Nëntor, 2010
- I jepet titulli: “Personalitet i Shquar i Kulturës Mbarëkombëtare”
- nga Shoqata Mbarëkombëtare Ismail Qemali, Vlorë, 28.11.2009
- U shpall gruaja e vitit 2008, në New York nga organizata e gruas “Zëri ynë”, NY
- Çmim nga revista “Fotjon Art”, 2007–2008
- Çertifkatë mirënjohjeje nga TV “Albanian Culture” në New York, për një bashkëpunim të ngushtë me TV dhe mirënjohje për Komunitetin, 2007
- Çertifikatë nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për një kontribut të shquar në Letërsi, 2007
- Çertifkatë “Mirënjohjeje” nga Shoqata “Dibra” në Amerikë për ditën e Mësuesit, 2006
- Çertifikatë nga Akademia e Shkencave në NY, për një punë të palodhur në Media, 2006
- Titulli i lartë “Krijuese e shquar” nga Akademia alternative pegasiane, Tiranë 2015
Libra të botuar
- Monumenti i Lotit (me poezi) (2005)
- Pranverë pa Mimoza (me poezi) (2006)
- Mjellmat po të vijne (me poezi) (2008)
- Nje fjongo dielli nga New Yorku ( me poezi) (2010)
- Refleksione shpirtërore (kritikë, esse, reportazhe) (2010)
- Kujtimet si fletëz libri, (me poezi) 2015
- Diaspora si krah shqiponje (reportazhe, esse, kritikë letrare)
- Bashkautore në Antologjinë “Perëndim i malluar”
7. Bashkautore në librin: “Kur e lë zogu folenë”
8. Bashkautore në librin: “Itaka e fjalës”
9. Redaktore në antologjinë “Zemra Prindërore”
10. Bashkautore në librin: “Antologie de poezie”
11. Bashkautore në librin “Zonjat Shqiptare në New York” 2016
Ka gati për botim dhe dy libra të tjerë.