Kim Filbi
Kim Filbi (Kim Philby, 1912-1988) është një spiun sovjetik.
Më 1 korrik të vitit 1963, qeveria britanike pranon se ish-diplomati i saj, Harold Adrian Russell “Kim” Philby, kishte vepruar si agjent sovjetik. Dezertim i tij në Bashkimin Sovjetik në janar 1963 ishte një prej momenteve më dramatike të Luftës së Ftohtë. Në kohën kur ishte me detyrë në Uashington në fillim të viteve 1950 si ndërmjetës mes shërbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, Filbi tradhtoi operacionin sekret të dërgimit të mijëra shqiptarëve të arratisur në vendin e tyre për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës.Filbi ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 – ai dyshohej si spiun e tradhtar. Në rrezik për t’u arrestuar, Filbi kërkoi ndihmën e qendrës në Moskë. Filbi kurrë nuk shprehu keqardhje që u arratis, por mbeti i zhgënjyer, i tronditur kur pa njerëz të varfër të rreckosur dhe kuptoi se “ne po ndërtojmë komunizmin” nuk kishte ndodhur. Harold Adrian Russell “Kim” Philby vdiq në Moskë në vitin 1988, në moshën 76 vjeçare; ai është cilësuar si një prej spiunëve më dinakë të shekullit XX.