Kimerianët
Kimerianët janë popull i lashtë, i përmendur për herën e parë në dokumentet asiriane të shek. VIII para.Kr..
Prejardhjen e kanë në stepat e Pontit. Ata do të kenë sulmuar shtetin Urartu më 714. Forcat asirianë nën komandën e Sargonit II i mundën më 705, kur ata u kthyen drejt Anadollisë, ku pushtuan Sardin, kryeqytetin e Lidisë më 696/5. Pak pas ata i mundi më 619 Alyates i Lidisë. Pastaj ata do të jenë shpërngulur në Kapadoki.
Ka mundësi që dega e tyre veriore të jetë lidhur me emrat Gomer, Krim si dhe keltët. Ata do të jenë kaluar nëpër stepat e Azisë, por nën presion nga skitët, ata do të kenë depërtuar në Evropë, ku do të kenë themeluar kulturën kelte.