Kinemaja
Kinemaja (greqishtja e lashtë: κίνημα, -τος 'lëvizje') është tërësia e arteve, teknikave dhe aktiviteteve industriale dhe shpërndarëse që prodhojnë një film si rezultat tregtar. Në kuptimin e saj më të gjerë, kinematografia është tërësia e filmave që, në tërësi, përfaqësojnë një shprehje artistike që varion nga fantazia, informacioni, përhapja e njohurive.
Italiani Ricciotto Canudo i vë titullin e "Artit të shtatë", duke parashikuar se kinemaja do të bashkonte bashkë, gjerësinë e hapësirës dhe dimensionin e kohës. Që në fillimet e saja, kinemaja është pajtuar me konceptin e narrativës, duke u bërë forma më e përhapur dhe e përdorur e tregimit dhe shpërndarjes së historive.