Ky material duhet bartur te Wiki-Libra


Fragmente nga veprat e shkrimtarit Kristaq Turtullit


Vetmia e zërave roman

... Mistrecët gjithmonë argëtohen me rekrutët e rinj. Mbijetesa e tyre, servilizmi. Eh, është një nga elementet bazë të rekrutërisë. Servilizmi s'të lë kurrë në baltë. Servilizmi. Oh po servilizmi, mbulon me mjeshtëri tymtajën ogurzezë të mendimeve dhe qëllimeve. Servilizmi është i lashtë sa vetë jeta. Servilizmi është fillesa e fillesave. Servilizmi u përket të gjithëve dhe gjithçkaje. Bota pa servilizmin do të ishte e mjerë. Servilizmi është petku i artë, i purpurt i përbaltë, i kameleonët. Më dëgjove? Më mirë mos dëgjo. Fola për servilizmin. Mos beso. S'ka servilizëm, s'ka asgjë. Eh, kush e njeh servilizmin, kush e di. Të gjitha janë pallavra. Disa flasin për hipokrizinë. Të gjitha njeriu i ka krijuar dhe për njeriun janë. Mendjet e ditura?! S'dihet, mbase mendjet tmerrësisht të djallëzuara, të çartura ose të rrokullisura. Ndoshta është fasadë. Mbase diçka e parathënë, e parabërë, e paraparë...


Ç’është jeta a një njeriu roman

Në jetë luajnë të qetë ata që nuk kanë asnjë rol. Ndërsa tek ne gjithçka qëndron ndryshe. Mundohemi të jemi aktorë dhe regjisorë njëorësh, veçse në miniaturë. Dëshirojmë të luajmë, por ngatërrojmë batutat, lëvizim, skenat risillen përmbys. Atëherë fajësojmë, gërhasim, kërleshemi. Kjo kërleshje ke vite dhe vide. Dekada dhe dekada, që zhvillohet brenda vetes. Kërleshjen fillimisht e pranuam si lodër fëmijësh, se një dhuratë e vogël simbolike, por tunduese. E përtypëm me ngut, gjithë dëshirë, e cila zbriti rrëmbyeshëm, ashtu e patretur mirë në stomak. Lënda a qulltë, u përzje me aciduat e stomakut, u përhap në mënyrë të rrufeshme të gjithë qenien. Trupi e prani dhe s’e nxori jashtë....


Hani me dy Porta roman

“… Në pështjellimin e zërave dhe të klithmave të qytetit, kërkohet zëri i lemerisur. Ngrihej rrufeshëm nga fundi i dheut. Ai zë fillimisht niste zë ulet, i ngadalë, si një qarje a lehtë, me pas merrte hov dhe oshtinte me lebeti. Me kujë to fortë, aq sa trondiste muret si tërmet...


Hija e Ariut roman

…Të kërkosh nga vetja, me të gjitha mënyrat s’është mëkat. Dikur, babai i kishte folur për Hijen a Ariut. Ka hije të rëndë Ariu, të madhe, lemeritëse, shtypëse. Gjithsesi, kur ndodhesh përpara Ariut, duhet të jesh i përgatitur mirë qysh më parë. Dy qenie për jetë a vdekje janë përballë njëra-tjetrës. Ulërima a Ariut është e frikshme. Përpiqet të të shqyejë , të të bëjë copa-copa. Ndërsa ti, kur të hapësh pikën maksimale të klithmës, duhet të fillosh të ulurish më shumë se Ariu. Atëherë ndodh habia: Ariu tkurret, mblidhet, shtrihet para këmbëve të tua dhe i pushon zemra. Kjo e fundit ndodh një në njëmijë, por ndodh..


Për më shumë informacione vizitoni https://web.archive.org/web/20071008202746/http://kristaqturtulli.com/