Kisha e Kroit të Shëngjinit, tashmë e rrënuar, ishte një kishë në zonën perëndimore të qendrës të qytetit të Tiranes, e cila u zbulua në vitin 1972. Kisha mendohet të jetë ndërtuar në shekujt IV-V.

Përshkrim dhe histori

Redakto

Mendohet se godina është rënuar në periudhën e antikitetit të vonë, kemi të bëjmë me një ndërtesë banimi të shek. II-III të erës sonë të kthyer në kishë gjatë shekullit të IV-V në ndërtesë kulti. Kisha nga mënyra e ndërtimit ka specifikat e saj. Ajo paraqitet si një ndërtim me aks gjatësor, me drejtim perëndim-lindje. Ajo përbëhet nga naosi (salla) në perëndim, ndërsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janë të vendosura në anën veriore. Muret e ndërtesës janë të ngritur rreth 30 cm mbi sipërfaqen e tokës, duke pasur tulla në qoshe dhe shpatullat e dyerve. Naosi (salla) e vendosur në anën perëndimore, ka përmasa 8 x 11,5 metra e shtruar me mozaik dhe përfundon me apsiden gjysëm rrethore në anën lindore në nivel pak më të lart se salla. Narteksi me përmasa 12,9 x 5 metra ka brinjë më të gjatë atë veri-jug dhe është i shtruar po me mozaik. Në sallën kryesore ky hyhej, porta ishte ndërtuar me aks në murin perëndimor, ndërsa në parasallë janë dy dyer të vendosura ndaj aksit gjatësor, siç e kërkon dhe ana funksionale e vet ndërtesës.[1]

Mozaiku i narteksit që ruhet më pak tregon se ka qenë edhe më i bukur. Fragmentet e mbetura veç dekorit gjeometrik kanë edhe një sërë figurash nga bota e kafshëve, si shpendë dhe peshq (simbole kulti). Po ashtu mozaiku i narteksit qarkohet me motive, me arkonde, por këtu përdoret pak sistemi gjeometrik, bëhet dhe më i çrregullt.[1]

Me interes për të gjykuar mbi zhvillimin e kësaj treve, në veçanti për këtë qendër banimi fshatare në rrugët që lidh Dyrrahun me Skampën, janë dy mozaikët, ai i naosit dhe norteksit. Mozaikët e naosit (sallës) janë me motive gjeometrike dhe figurat që krijohen i nënshtrohen simetrisë ndaj aksit gjatësor të sallës. Brenda saj është kompozuar i gjithë motivi me figura të shumëllojshme gjeometrike si gërsheta, trekëndësha, rrathë që ndërpriten dhe 4 vazo interesante me vizatimet e të cilave janë vendosur dhe kubikë prej paste xhami.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Shqiperia.com (2009). "Kisha e Kroit te Shengjinit". Marrë më 17 korrik 2018.