Kisha e Paldenicës
Kisha e Paldenicës - kisha e parë e evidentuar nga QRTK, është ajo që ndodhet në fshatin Paldenicë. Kisha paraqitet si rrënojë, ndërsa ka një trakt të vogel muri, i cili humbet nëpër dheun dhe shkurret e shumta. Është e ngjashme me kishën në Karaçevë të Epërme të Kamenicës, sepse duket sikur një pjesë e saj, a më mirë baza e saj është thellë në tokë. Në naosin e kishës dhe rreth kishës gjenden fragmente qeramike, si parete qypash, ndonjë vegë qypash të ndryshëm etj. Në anën jugperëndimore të kishës ndodhen varreza të pa hulumtuara, për të cilat thuhet se janë të vjetra shumë. Të vjetrit mbajnë mend për ndonjë asht të gjetur rastësisht. Këtë kishë, sipas veprimtarit të njohur të kësaj ane, Shaban Çupit, në vitin 1961, një ekip arkeologësh nga Beogradi kishte vizituar Paldecinën. Ekipi kishte kërkuar një kishë, por përcjellësi I tyre, Gani Dernjani, (tashmë I vdekur e atëherë në moshë, rreth 60 vjeç) i kishte shëtitur pa u treguar se ku ndodhej kasha rrënojë.[1]
Referime
Redakto- ^ Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Prizren: Siprint. 2016. ISBN 978-9951-8760-4-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)