Kisha e Shën Bitrit
Kisha mesjetare e Shën Dhimitrit, qe vendasit janë mësuar ta thërrasin kisha e Shën Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan te rrethit te Pogradecit. Kjo ndërtese e vogël prej guri, mbuluar me plloça është me vlera unikale persa i përket dy kupolave te vogla ne anën lindore dhe murit shume te veçante pikturuar me afreske ne pjesën e brendshme te tij. Edhe pse afresket janë dëmtuar, vizitoret përsëri mund te admirojnë misterin dhe bukurinë e shenjtoreve pikturuar ne muret e tij.