Kisha e Shna Prendes, zyrtarisht e njohur Shën Premtes është një kishë në Balldren, Lezhë, Shqipëri. U shpall monument kulture më 1984.

Historia Redakto

Kishat e Lezhës ishin të ritit Benediktin dhe falë marrëdhënieve të mira të Papatit të Romës me Monolin (1153) vendimet merreshin direkt nga Papati.

Kisha e Shën e Premtes ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut ( Kelmendit).

Ndërtimi I kishës tregon përkushtim dhe funksionin fetar të këtij komuniteti dhe më gjërë në luginën e poshtme të lumit Drin, ajo I përket tipit Gotik, më vonë kisha pati një restaurim I cili mendohet që është I vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Apsidës ku shkruhet : “ Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT sherbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”.

Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të. Planimetria e saj është e thjeshtë, një nefëshe në formë drejtkëndore me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë. Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim I ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qënë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida.

Referime Redakto