Kisha e Shën Premtes në Sinjë
Kisha e Shën Premtes ndodhen në fshatin Sinjë, Berat. Kjo është një kishë e vogël, njënefëshe (me përmasa afërsisht 10 x 6 m), në formën e një kapele. Apsida nga jashtë ka formë rrethore kurse nga brenda formë trapezi. Monumenti është në gjendje rrënojë, muret ruhen deri në lartësi 0, 30 m -1, 20 m, por edhe ajo pjesë e ruajtur është rindërtuar në mënyrë jo profesionale nga banorët lokalë. Për rindërtimin e mureve janë përdorur gurë lumorë dhe shtuforë të përmasave mesatarë dhe të vegjël. Gjurmë të fragmenteve arkitektonike dekorative në këtë kishë mungojnë.Kjo kishës e vogël mund të përfaqësojë një monument të periudhës së vonë Osmane, megjithatë informacionet historike dhe arkeologjike në këtë rast nuk janë të plota në mënyrë të tillë që të mund të përcaktohej një datim i saktë i objektit në fjalë. Sipas banorëve të zonës, kisha ka qenë në përdorim deri në vitet 1997, kohë në të cilën është shkatërruar dhe ka dalë jashtë funksionimit. Në ditët e sotme përdoret si vend i shenjtë, ku besimtarët vijnë dhe ndezin qirinjë si dhe sjellin objekte për ti bekuar. Kisha është rindërtuar nga pronari i tokës, Petraq Laçka, i cili pohon se e ka ringritur me të njëjtët gurë dhe ka ndjekur formën e mëparshme arkitektonike të objektit. Kisha e Shën e Premtes njihet nga banorët e zonës si "manastir", pavarësisht përmasave të saj të vogla.