Kisha e Shna Ndout, Laç
Kisha e Shna Ndout është një kuvend dhe kishë katolike e dedikuar Shën Antonit të Padovës,[1] në Laç, Shqipëri, e ndërtuar dhe e shuguruar për herë të parë në vitin 1557, dhe më pas e shkatërruar në 1967.[2] U rindërtua pas rënies së komunizmit për t'u kthyer në vend pelegrinazhi nga njerëz pa dallim nominal fetar.
Histori
RedaktoKisha e Laçit, e njohur si kishë paleokristiane, ndodhet në lindje të Laçit, në nismë të arave të bukës. Kisha është njënefshe. Nga ajo ka mbetur muret strukturore në lartësi rreth 1 m, me gjatësi prej 7.50 m e gjerësi 5 m. Në anën perëndimore ndodhet absida e ngritur për 1 m. Në anën e jashtme të kishës duken tri faqe mursh, ndërsa muri verior është prishur deri në themele. Muret e kishës janë bërë nga gurë të latuar të madhësive të ndryshme. Në të vërtet, në këtë fshat nuk ka gurë të tillë, prandaj mund të jenë sjellë nga ndonjë vend tjetër, po edhe vetë fshatarët nuk dinë nga jane sjellë. Kisha ka oborrin e saj të rrethuar me mur që duket nga rrënojat. Në anën ballore të një guri të vendosur në rrënojat e murit të oborrit ndodhet një gravim i yllit të Davidit. Më saktë, ylli i dekoruar është i vendosur brenda një rrethi të vendosur në një kornizë. Edhe në brendësi të gjashtë radhëve ka nga një yll të tillë 6 cepash. Korniza, në anën tjetër paraqitet e dekoruar me trekëndësha që ndodhen përkundër njëri – tjetrit. Në anën e prapme, guri ka një kryq në formë të shenjës së negacionit, ose L –së së përmbysur, sepse pjesa tjetër mungon, ngase guri është i thyer dhe forma e plotë e kryqit nuk eshte arritur të gjendet.[3]
Në 13 qershor 1990 besimtarët u mblodhën te rrënojat e kishës së shkatërruar në 1967, në rrezik që të akuzoheshin për "agjitacion e propagande". Sigurimi i shtetit nuk veproi.[4] Më vonë kisha u rindërtua në vitet 1990, pas rënies së regjimit komunist. Kisha e Laçit e njohur si kishë paleokristiane, ndodhet në lindje të lagjes, në nismë të arave të bukës. Kisha është njënefshe. Nga ajo ka mbetur muret strukturore në lartësi rreth 1 m, me gjatësi prej 7.50 m e gjerësi 5 m. Në anën perëndimore ndodhet absida e ngritur për 1 m. Në anën e jashtme të kishës duken tri faqe mursh, ndërsa muri verior është prishur deri në themele. Brendësia e naosit nuk mund të vështrohet sepse është e mbushur me dhè dhe shkurre. Muret e kishës janë bërë nga gurë të latuar të madhësive të ndryshme. Në të vërtet, në këtë fshat nuk ka gurë të tillë, prandaj mund të jenë sjellë nga ndonjë vend tjetër, po edhe vetë fshatarët nuk dinë nga jane sjellë. Kisha ka oborrin e saj të rrethuar me mur që duket nga rrënojat. Në anën ballore të një guri të vendosur në rrënojat e murit të oborrit ndodhet një gravurë e yllit të Davidit. Më saktë, ylli I dekoruar është I vendosur Brenda një rrethi të venodsur në një kornizë. Edhe në brendësi të gjashtë radhëve ka nga një yll të tillë 6 cepash. Korniza në anën tjetër paraqitet e dekoruar me trekëndësha që ndodhen përkundër njëri – tjetrit. Në anën e prapme, guri ka një kryq në formë të shenjës së negacionit , ose L –së së përmbysur, sepse pjesa tjetër mungon, ngase guri është I thyer dhe nuk arritëm ta gjejmë pjesën tjetër, për të pohuar formën e plotë të kryqit.[3]
Referime
Redakto- ^ "Misteri i kishës së Laçit". Radio Vaticana. Marrë më 21 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Marku, Kastriot. "Kisha e Shna Ndojit në Laç të Kurbinit, monument i arkitekturës së shpresë dhe i sfidës ndaj diktaturës". Gazeta 55. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2016. Marrë më 21 shtator 2017.
- ^ a b Kadriu, Sherafedin (2016). Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit. Prizren: Siprint. fq. 21. ISBN 978 - 9951 - 8760 - 4 - 9.
- ^ Eade, John; Katić, Mario (2016). Pilgrimage, Politics and Place-Making in Eastern Europe: Crossing the Borders (në anglisht). Routledge. fq. 104–. ISBN 978-1-317-08083-1.