Kisha e shëndrrimit në Pasjan,Gjilan
Kisha e shëndrrimit në Pasjan - Kisha është ndërtuar në vitin 1861, kur është ndërtuar edhe kisha e qytetit të Gjilanit. Përndryshe, kjo kishë është marrë në mbrojtje të përhershme nga IKMMK në vitin 1980, me nr.E.K.02-121/80. Në oborrin e kishës ndodhet kambanorja e të njëjtës kohë, sikundër edhe një aneks ndërtese më i ri sesa kisha. Në oborr ndodhet një stellë në të cilën është gravuar një kryq latin. Kisha i takon tipit të kishave njëanijatëshe. Sallës së lutjeve, përkatësisht naosit i paraprin një nartkes i mbyllur nga i cili hyhet në sallën e lutjeve. Hyrja i përngjan një tribelioni, ndërsa vetëm hapja e mesit është me arkadë. Ambioni është i vendosur në sallën e lutjeve, mu në mes të saj, si tek kishat paleokristiane. Ndoshta për këtë prifti i kësaj kishe e konsideron objektin si kishë të tipit latin. Në anën e djathtë të prezbitumit ndodhet një karrige që improvizon katedrën mbi sintron. Sanktuari është i rrethuar nga një kangjellë prej druri. Kangjella është e drejtë. Pranë saj ndodhet një mur i veqantë, që sipas përcjellësit serb, në të janë të vendosura copat e trupit të prerë të një vajze serbe. Pas sallës së lutjeve ndodhet altari, në të cilin nuk lejohet të futen femrat. Kisha përfundon me absidën gjysmërrethore.[1]
Referime
Redakto- ^ Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Prizren: Siprint. 2016. fq. 38. ISBN 978-9951-8760-4-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)