Kisha në Bilç
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Në fshatin Bilç, shumë pranë qytetit të Beratit, në faqet e një kodrine ndodhen gjurmët e një qendre arkeologjike. Sipas raporteve të Sami Starovës dhe banorëve të zonës, aty ndodhet një kishë paleokristiane.
Kodra ka një pozicion të mirë, duke parë nga qyteti i Beratit dhe rruga nacionale Berat-Përmet. Në njërën faqen të Kodrës të njohur më emrin "Dy Lisat" ndodhen gjurmë rrënojash arkeologjike. E gjithë kodra, sikurse dhe kodrat e tjera përreth janë të mbjella me ullinj.
Gjurmët e ruajtura të gurëve dhe të tjegullave ndjekin dy linja të drejta muresh. Pjesa tjetër e gurëve janë lëvizur dhe grumbulluar në një vend.
Mbi sipërfaqe u vunë re me shumicë fragmente tjegullash (Fig. 18). Megjithatë është ende e pamundur që të flitet për ekzistencën e një monumenti të tipit kishë.