Klepsidra e verdhë është përmbjedhje me poezi nga autori Veli Karahoda.

Klepsidra e verdhë
Gjinitë letrarePoezi
Përmbajtja

"Poezia e Veli Karahodës lexuesit do t’i imponohet si për tematikë të specifikuar dhe që dallohet nga transfigurimet e poetëve të tjerë, po ashtu edhe për diskursin e mëvetësishëm dhe perceptimin autentik. Është kjo një poezi që inspirohet nga burime heterogjene: arti dhe piktura në veçanti, e kaluara historike e nocionit të poetit që vështrohet përmes një optike ironizuese, e sotmja që trajtohet me një shtimung sarkastiko-ironik... Prej gjithë kësaj kjo poezi dallohet me prirjen për largimin nga shablloni tradicional i lirikës intimizuese dhe subjektivizuese... Me gjasë poetit më shumë se gjithçka i ka interesuar kufiri midis artit dhe jetës: ai momenti ontologjik kur transfiguracioni artistik i mundëson të qenët veprës artistike. E gjithë poezia e këtij poeti sikur rri pezull në këtë mes hapësirë sa që edhe ajo atmosferë e neutralizuar përmban diçka metafizike, diçka që ndjehet e s’kuptohet... "(R. Musliu, Poezi e vizioneve komplekse, 1993)

Kapitujt: I. Les Paradis artificiels; II. Barbarë heretikët; III. Etiketa - "heretikë"; IV. Pamje nga Golgotha moderne; V. Reptilia; VI. Kulla e Virgjëreshës; VII. Blues për Dukagjinin; VIII. Pikëllimi i Bordos; IX. Madonna Tempe; X. Kopshti i Venerës; XI. Nirvana; XII. Dhe... pamje nga Kështjella Shqip.

Botim i ArtCenter, Prishtinë, 1992