Era (klub i mundjes)
ERA është klub i mundjes i themeluar më 13 janar të vitit 2001 në Prishtinë, Kosovë. Garuesit e këtij klubit e kanë përfaqësuar Kosovën në disa turne ndërkombëtare të mundjes. Në ekipin e femrave gjenden shtatë garuese ndërsa në ekipin e meshkujve 16 garues të dalluar në nivelin e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.
Klubi është anëtar i Federatës së Klubeve të Mundjes së Kosovës nga 13 janari i vitit 2001 ndërsa që nga 31 dhjetori i vitit 2003 nuk merr pjesë në garat e Kosovës. Gjatë kësaj kohe garuesit e klubit në arenën kosovare dhe ndërkombëtare kanë fituar 116 medalje. Mospjesëmarrja e kubit në garat kosovare edhe më tutje nuk mund të shpjegohet edhe përkundër faktit që klubi i zhvillon ushtrimet e rregullta dhe garuesit e saj marrin pjesë në arenën ndërkombëtare.
Në arenën ndërkombëtare ky klub si anëtare e Federatës së Klubeve të Mundjes së Kosovës ka korrur disa suksese ndër të cilat vlen të përmenden :
- Më 9 nëntor 2003, Turneu tradicional në Aalen, Gjermani nga i cili ka marrë medaljen e artë në kategorinë "stili i lirë" dhe shpallja e garuesit të saj si "garuesi më i suksesshëm i turnirit".
- Në turneun e FILA-së, ku 17 shtete ishin pjesëmarrës në Herman Kare XXVI - Turnaus (FILA) Kouvola (KoPa, VUV) (Finlandë) të mbajtur më 8 shtator 2005 garuesi i klubit luftoi në finale kundër garuesit nënkampion bote Oleksandr Ogorodnyk nga Ukraina.
Përbërja e Klubit të Mundjes ERA
RedaktoUdhëheqësi
Redakto- Prof. Dr: Ajvaz Berisha (Kryetar)
- Shefki Durmishi (Nënkryetar)
- Fadil Sopi (Nënkryetar)
- Ejup Magjera (Sekretar)
- Zejadin Isufi (Antar)
Trajnerët
RedaktoGaruesit
Redakto- Gentrit Muqiqi (Genex-i
- Vlorimi Durmishi
- Valon Veliu
- Fatos Durmishi
- Fadil Bilalli
- Milot Kastrati
- Tomor Gashi
- Luan Morina
- Xhenis Ajeti
- Besart Maqastera
- Gëzim Pllana
- Samerë Mustafa
- Liridon Miftari
- Mentor Maloku
- Shqiprim Flugaj
- Indrit Hajdari
- Lorik Bislimi
- Driton Hyseni
- Bardh Imeri
- Astrit Hykaj
Ekipi I Femrave
Redakto- Fitore Durmishi (Kampione e Kosovës në konkurrencën e meshkujve)
- Agjenda Berisha (Kampione e Kosovës )
- Fitore Govori (Nënkampione e Kosovës)
- Fikrije Lushi
- Erblinda Lushi
- Valdete Brajshori
- Vlora Durmishi