Klubi i të Rinjve për Avancim (KRA)
Misioni Formimi i Klubit të të Rinjve për Avancim(KRA) ka për qëllim krijimin e një mentaliteti të pastër të shoqërisë në përgjithësi, avancimin dhe riafrimin e vazhdueshem të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe avancimin e rinisë në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të rinjve dhe statusit të tyre shoqëror, si dhe percjelljen e këtyre mesazheve deri ne zonat e thella rurale per arsye avancimin e njëtrajtshëm të shoqërisë në sfera të domosdoshme në vendin tonë. Përshkrimi KRA është klub i të rinjve i formuar me 07 korrik 2011 në komunën e Deçanit.
Për t'i përmbushur qëllimet e saj, KRA do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në to, aktivitetet e poshtëshënuara: a) Avancimi i besueshmërisë dhe përgjegjësisë së tyre individuale. b) Avancimi i jetës sociale të cilën anëtarët do ta realizojnë përmes promovimeve të ndryshme: Aktiviteteve, Rekreacioneve, Aktivitetet të cilat përmirsojnë kushtet e jetës ku do i zhvillojnë aftësitë e tyre shpirtërore dhe mentale, vetëbesimin dhe përgjegjsinë individuale, Trajnimin e të rinjve që të bëhen antarë të plotë në klube dhe në shoqëri në përgjithësi. c) Organizimi i udhëtimeve studimore të antarëve të klubit brenda dhe jashtë vendit. d) Organizimi i trajnimeve dhe seminareve në promovimin e interesave të rinisë në përgjithësi. e) Prezantimi dhe promovimi i anëtarëve dhe përfaqësimi i tyre në vend dhe jashtë vendit.