Kodi bushido
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
‘’Bushido’’ do të thotë ‘’mënyra e luftëtarit’’ dhe kjo mënyrë ndodhej në zemrën e besimeve dhe të sjelljes së një Samurai. Filozofia e Bushidos ka të bëjë me ‘’çlirimin nga frika’’.
Nënkuptonte se Samurai kishte kapërcyer frikën e vdekjes së tij. Ai kishte ofruar paqen dhe fuqitë e tij në shërbimin e zotit të tij, në një mënyrë të ndershme dhe besnike, dhe të vdiste po ndershmërisht nëse do të ishte e nevojshme. Një Samurai nuk nxirrte kurrë shpatën e tij nga këllëfi pa ndonjë arsye, dhe nuk e rikthente atë kurrë në vendin e saj pa nder. Kavalieri luftëtar mund të ndeshej deri në vdekje për fisnikun të cilin shërbente, ose ishte Ronin (Samurai pa zotëri), dhe i binte përreth vendit, duke lutuar për të mirën dhe të drejtën. Duke pasur si princip një kod që nuk i jepte asgjë, por që i ofronte gjithçka, arriti të bënte mënyrë jetese veprimet e ofruara, duke qenë indiferent për vdekjen, e cila ishte e vetmja shoqëri që e shoqëronte në çdo moment.
Samurajtë shfaqen rreth shekullit të 12, por shumë më ndryshe nga forma përfundimtare që njohim ne. Fillimisht jetojnë në formën e ushtarëve nën shërbimet e qeveritarëve lokalë. Por më vonë, pasi arrijnë të fitojnë një autoritet dhe një rol të rëndësishëm në shoqërinë japoneze, fillojnë të zhvillojnë elemente kavaliereske dhe venë bazat për një kod etik që më vonë do të përhapet me emrin Bushido. Ky Kod mund të konsiderohet si një seri ndalimesh në mënyrë që të mbahet disiplina. Nëpërmes këtyre ‘’ndalimeve’’, në të vërtetë Samurai çlirohet nga vargojtë e botës sonë materiale.
Një karakteristikë si e Bushidos ashtu dhe e Samurait, është se për të dyja vdekja është zbulimi i kuptimit të jetës. Ekziston vetëm udha, vendimi dhe veprimi. Samurajtë ndiqnin një rrugë Vullneti. Njeriu i Bushidos ka dhënë 4 betime : Të mos jetë i ngadaltë gjatë Udhës. Të respektojë prindërit e tij. Të mbizotërojë gëzimin dhe hidhërimin.Ky është kodi i Samurajve, që me mençurinë e tij si model jetese, ecën për gjatë shekujve.
KODI BUSHIDO
Redakto- Nuk kam prindër. Qielli dhe Toka janë prindërit e mi.
- Nuk kam fuqi Hyjnore. Bindja është mjeti im.
- Nuk kam forcë magjike. Forca brendësore është magjia ime.
- Nuka kam as jetë as vdekje. Përjetësia është jeta dhe vdekja ime.
- Nuk kam trup. Trimëria është trupi im.
- Nuk kam sy. Rrufeja është sytë e mi.
- Nuk kam veshë. Ndjeshmëria është veshët e mi
- Nuk kam krahë e këmbë. Shpejtësia është gjymtyrët e mi.
- Nuk kam qëllime. Shansi është qëllimi im.
- Nuk kam mrekulli. Fati (Darma) është mrekullia ime.
- Nuk kam principe. Principet e mija janë përshtatshmëria në të gjitha gjërat.
- Nuk kam shokë. Mendja është shoku im.
- Nuk kam armiq. Marrëzia është armiku im.
- Nuk kam uniformë luftarake. Vullneti dhe drejtësia janë uniforma ime luftarake.
- Nuk kam kështjella. Shpirti im i patundshëm është kështjella ime.
- Nuk kam shpatë. Ёndrra e shpirtit tim është shpata ime.