Kodiku i Leningradit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Codex Leningradensis është versioni hebraik i tekstit biblik i realizuar në pergamenë e që daton rreth 1008 pas Krishtit. Është përgatitur nga Masoretët – dijetarë çifutë dhe skribë kujdestarë të traditës – të shkollës mësimdhënëse të Tiberiadës (qytet me të njëjtin emër në Izrael) të cilët ishin një nga grupet studimore që merreshin me botimin e kopjes përfundimtare të Biblës hebraike. Meqenëse teksti origjinal i Biblës ishte shkruar në një varg të vazhdueshëm dhe të pandërprerë bashkëtingëlloresh, puna e këtyre skribëve ishte identifikimi i fjalëve të veçanta dhe futja e tingujve të zanoreve për t’i dhënë atyre një kuptim të caktuar. Rëndësia e Codex Leningradensis qëndron tek fakti se ai është kodi i cili është pranuar universalisht si kanonik nga kisha. Pra, është teksti zyrtar nga i cili është nxjerrë Bibla që ne posedojmë dhe përdorim sot, përkthimi i të cilës është kushtëzuar dukshëm nga mendimi teologjik i zhvilluar gjatë shekujve, përpunimit të vazhdueshëm dhe kontrasteve të rrymave të ndryshme fetare.