Kodra e Çerkezëve
Kodra e Çerkezëve është lokalitet në afërsi të kalasë së Zveçanit i quajtur nga popullsia vendore edhe Zveçani i vogël. Si vendbanim për herë të parëu themelua nga banorët çerkezë që u shpërngulën nga atdheu i tyre dhe erdhën në Mitrovicë. Me ndihmën e pushtetit osman të asaj kohe ngritën shtëpitë e banimit në kodrën nën kështjellë që deri atëherë ishte territor i pabanuar (1862) dhe qëndruan këtu deri në vitin 1878 kur në Mitrovicë dhe rrethinë u vendosën një numër i konsiderueshëm i muhaxherëve shqipëtarë. Atëherë shumë çerkezë u dyndën në Turqi ndërsa në pronat e tyre u vendosën muhaxhirët shqipëtarë. Pas vitit 1912 nga ky vendbanim u larguan banorët shqipëtarë dhe çerkezë të cilët u vendosën në Turqi. Në shtëpitë dhe pronat e tyre u vendosën kolonët serbë dhe malazezë. Sot këtu jetojnë vetëm banorët serbë.[1]
Referime
Redakto- ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. ISBN 978-9951-663-35-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)