Kohë për askund
Kohë për askund Gjinia: Poezi. Autori: Arben Shehi. Shtëpia botuese: "Onufri". Viti i botimit 2009. Faqet e librit 120. ISBN 978-99943-42-33-4
Fragment nga libri
Kohë për askund
Varka të vjetra të skuqura nga ndryshku.
S'ka direkë, s'ka detarë, s'ka busull.
Ecin kuturu me detin e errët.
Pa drita, pa fenerë.
Mespërmes sopata vetëtimash,
Që çajnë dhe e lenë sërisht mbi det
Gjysmë të vdekur terrin.
Ikin, rrotullohen, ikin...
Ikin për askund.
Në bregun përballë
Gjithnjë vazhdojnë të largohen emigrantët,
Kurvat e lodhura,
Detarët me rrjetat që s'u mbushën kurrë...
Kjo kohë nuk të çon askund.
Në askund nuk mund ta çosh këtë kohë.