Koha e ribërjes ështe nje liber me Autor Ismet Hajrullahu. Shtëpia botuese: Andena. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 240. ISBN 978-9951-468-08-4

Permbajtja

Redakto

Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia. Nëse marrëveshja, sot për dikë, duket e pamundur të zbatohet, për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar, edhe pse sipas mendimit tim nuk qëndron, së paku sot do të duhej të negociohej me palën serbe që shqiptarëve t'u rikthehen ose t'u kompensohen pasuritë e grabitura nga shteti dhe nga kolonizatorët serbë.