Kokedhembjet
Kokëdhembjet
RedaktoKokëdhembja është simptomë mjaft e shpeshtë neurologjike.
Shkaktarët janë të shumtë dhe të llojllojshëm, nga ata psikogjenë e deri tek shkaktarët ekspansivë.
Vet kockat e kafkës janë plotësisht te pandjeshme kurse periosti është pjesërisht i ndjeshëm në ngacmimet e dhembshme. Strukturat më të ndjeshme të kafkës të cilat janë më të ndjeshme në dhembje janë enët e mëdha të gjakut e sidomos arteria. Zgjatja apo tendosja e enëve të gjakut është njëri nga shkaktarët më të rëndësishëm të kokëdhembjeve në proceset intrakraniale. Vet dëmtimi i trurit nuk e shkakton dhembjen ngase masa trunore është e pandjeshme në dhembje. Baza e kafkës dhe sinuset venoz janë të ndjeshëm në dhembje. Nervat sensitiv cerebralë dhe ganglionet e tyre po ashtu e provokojnë kokëdhembjen. Edhe kontraktimi i gjatë i muskujve te kafkës si dhe sëmundjet e këtyre muskujve shkaktojnë dhembje të kokës. Kokëdhembje shkaktojnë edhe lëndimet apo sëmundjet e mukozës së sinuseve paranazalë, të syve, dhëmbëve, të pjesës cervikale të shtyllës kurrizore dhe të PK së bashku me rrënjët dorzale, ganglionet dhe nervat cervikalë.
Kokëdhembjet psikogjenë
RedaktoKokëdhembjet psikogjenë janë shumë më të shpeshta se kokëdhembjet tjera. Të sëmurët i përshkruajnë si sëmundje të cilat zgjasin pandërprerë dhe nuk kanë lokalizim preciz. Ndonjëherë ky është presion ose si tendosje në kokë, tek të tjerët si presion në tepe të kokës si një pykë qe e shpon kafkën. Ekzistojnë edhe ankesa që për shkak te kokëdhembjes pacientët nuk mund të flejnë dhe u është zvogëluar aftësia për punë. Shpesh kokëdhembja është simptomë e depresionit.
Çrregullimet vizuale
RedaktoÇrregullimet vizuale siç janë hipermetropia, astigmatizmi, miopia, glaukoma etj, përcillen me kokëdhembje. Karakteristikë për këto kokëdhembje është se janë më të theksuara në mesditë dhe pasdite kur lodhja është më e madhe. Në mëngjes zakonisht nuk kanë kokëdhembje. Këto kokëdhembje janë më të shpeshta te : nxënësit, studentët, daktilografët, orëtarët etj.
Kokëdhembjet ondontogjene
RedaktoKokëdhembjet ondontogjene njihen sipas asaj që keqësohen në të ftohtë dhe në të ngrohtë.
Dhembjet e sinuseve paranazalë
RedaktoInflamacionet e sinuseve frontalë janë të përcjellura me dhembje në regjionin frontal, sinusitet maksillare në regjionin e fytyrës, sinusitet etmoidalë me dhembje pas syve ose me dhembje në regjionin temporal. Dhembja zakonisht është topitëse dhe forcohet pas presionit, kollitjes ose teshtitjes. Hipertensioni arterial është shpesh i përcjellur me kokëdhembje. Ndonjëherë kokëdhembja është simptoma e parë i cili ndihmon në zbulimin e hipertensionit. Karakteristikë është se kokëdhembja lajmërohet pas zgjimit dhe ndonjëherë ndalet gjatë lëvizjeve.
Kokëdhembja traumatike
RedaktoKokëdhembja traumatike nuk ka karakteristika te posaçme për zgjatjen dhe lokalizimin e dhembjes. Më shpesh është shkak i natyrës psikike. Të sëmurët i japin rëndësi të madhe lëndimit të trurit, neurozave traumatike etj.
Tumorët intrakranialë
RedaktoKokëdhembjet në fillim lajmërohen kryesisht natën dhe në orët e hershme të mëngjesit dhe mund të jenë të lokalizuara në anën e tumorit. Me rritjen e tumorit dhembjet bëhen difuze, zgjasin më shumë dhe me intensitet më të madh. Formë e posaçme e kokëdhembjes është migrena. Migrena është sëmundje e moshës së re. Më shpesh fillon në pubertet ose në adoleshencë, rrallëherë fillon pas moshës 30 vjeçare. Ndonjëherë është e përcjellur me vjellje dhe çrregullim të të pamurit. Shumë të sëmurë i takojnë familjeve në të cilat shumë anëtarë kanë kokëdhembje të ngjashme.
REFERENCA
Redakto- "Neurologjia" Prof. Dr Hajrie Hundozi