Kolë Xhumari
Kolë Xhumari, u lind në Kavajë në 1912. Ai rridhte nga një familje e thjeshtë arsimdashëse që bëri çmos për kulturimin e tij. Me mbarimin e Normales së famshme të Elbasanit.
Kolë Xhumari filloi punën si mësues dhe me zellin e dhuntinë e shkencëtarit, filloi të bënte eksperimentimet e tij të para, që do vinin pas abetareve të Naim Frashërit, Kristoforidhit e Xhuvanit.
Që në kohën e mbretërisë, ministrit Mirush Ivanaj i ra në sy ky djalosh me sy të zjarrtë, që e donte pa masë punën, fëmijët, gjuhën shqipe dhe e lejoi që të eksperimentonte metodat që po futeshin në Evropën e qytetëruar të asaj kohe. Ai nuk e ndërpreu kurrë punën e tij me vogëlushet e klasës së parë, të cilëve u mësonte gjuhën e bukur shqipe, me metodat më të thjeshta.
Më parë mësues e më pas punonjës i Ministrisë së Arsimit, bashkëpunëtor i palodhur i saj, i Institutit të Studimeve Pedagogjike, i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, ai nuk ndahej në çdo reformë të shkollës duke u bërë pjesëtar aktiv i saj.
Përvoja profesionale
RedaktoE ka filluar si mësues filloreje në Durrës dhe më pas, nga viti 1933 deri në vitin 1966, ka qenë mësues filloreje dhe tetëvjeçareje në Tiranë. Por jo vetëm kaq. Do të emërohej drejtor i "Shkollës së Kuqe" dhe drejtor i Shtëpisë së Pionierit. Pas një viti e gjysmë pune, transferohet referent i Drejtorisë së Teksteve në Ministrinë e Arsimit. Më pas metodist për shkollën fillore në Kabinetin Pedagogjik të Tiranës dhe pak më vonë metodist në Institutin e Perfeksionimit të Mësuesve, i cili vepronte në rang Republike. Në vitin 1966, del ne pension, për të ushtruar profesionin e tij në mënyrë të pavarur.