Kolegji "Ismet Jashari-Kumanova"
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kolegji “Ismet Jashari - Kumanova”
RedaktoËshtë institucion privat i arsimit parauniversitar, i cili është themeluar më 24 gusht 2007 dhe funksionon që nga viti shkollor 2007-2008, me licencë të miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në një kompleks modern në komunën e Shtimes.
Kolegji “Ismet Jashari-Kumanova” ka për mision t’i ofroj nxënësve një edukim cilësor, të përshtatshëm dhe zhvillimor, një ambient edukimi, i bazuar në disiplinë dhe metoda pedagogjike. Përmes kësaj të nxjerrë kuadër të kualifikuar dhe profesional, që do të jetë i aftë të zgjedh, shfrytëzoj dhe mirëmbaj teknologjinë bashkëkohore të punës.
Kolegji "Ismet Jashari-Kumanova" i jepet një rëndësi e veçantë përgatitjes dhe formimit profesional të të rinjve, me qëllim që kur të mbarojnë të jenë thjesht profesionistë të kualifikuar, por edhe qytetarë me karakter të formuar, të aftë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe përparimin e gjithëmbarshëm shoqëror.
Kolegji “Ismet Jashari-Kumanova” synon në regjistrimin e të rinjve nga trevat përreth që kanë mbaruar ciklin e arsimit të detyruar nëntëvjeçar. Mësimet në shkollë zgjasin tre-katër vjet. Mësimdhënia përfshin përveç mësimeve teorike, mësim praktik dhe laboratorë në mjedise të përshtatshme nga mësimdhënës të përgatitur e me përvojë.
Me diplomën apo certifikatën e studimeve nxënësit do të kenë mundësinë të punësohen në sektorin e shëndetësisë, administratës, ndërtimit, prodhimtarisë etj., ose të vazhdojnë studimet në Universitete Publike dhe Private në vend dhe jashtë vendit. Kolegji “Ismet Jashari-Kumanova” në të gjithë veprimtarinë e tij udhëhiqet nga parimet e respektimit të drejtave të njeriut, të humanizmit, të barazisë shoqërore midis shtresave të shoqërisë si dhe midis racave, feve dhe kombësive të ndryshme.
Misioni
RedaktoMisioni i Shkollës është për t’i ofruar nxënësve një edukim cilësor, të përshtatshëm dhe zhvillimor, një ambient edukimi, i bazuar në disiplinë dhe metoda pedagogjike. Përmes kësaj të nxjerrë kuadër të kualifikuar dhe profesional, që do të jetë i aftë të zgjedh, shfrytëzoj dhe mirëmbaj teknologjinë bashkohore të punës. Ky sukses do të arrihet duke gërshetuar teorinë dhe praktikën në të njejtën kohë.
Vizioni
RedaktoShkolla do të jetë sinonim dhe shembull i suksesit dhe origjanilitetit, e cila prodhon kuadro me një ardhëmri stabile dhe të sigurt për punësim. Një staf që do të i’u përshtatet dhe përgjigjet kërkesave të ekonomisë së tregut dhe do të jetë kunkurues, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Ambienti ynë edukativ do të jetë në trendet globale në fushën e teknologjisë dhe inovacioneve, si dhe do t’i përshtatet arritjes së standarteve evropiane të edukimit.