Gjendët në organet primarë të rritjes, përbëhet nga qeliza të gjalla të quajtua kolocite, me mure celulozo-pektike që mund të jenë më diametër të njëjtë ose e zgjatura. Zakonisht gjendët poshtë epidermës ku mund të përbëjë një brez të vazhduar ose e zhytur në parenkime ku formon brinjët e kerejve. Duke parë vendndodhjen e saj shpesh në citoplazem gjendën kloroplaste. Është shumë e lidhur me parenkimen saqë mund të konsiderohet si një parenkime e specializuar në mbështetjen e organeve të padrurezuara. Prania e celulozës dhe mungesa e linjines bëjnë që ky ind të jetë mbështetës por elastik. Gjendët shpesh në kërcejtë barishtorë dhe nëpër gjethe, sidomos nëpër bishta për ti lejuar këtyre organeve të përkulën sipas drejtimit të erës. Gjendët edhe në organet e reja, të pa diferencuara tërësisht, që të bëjnë të mundur shtrirjen e plotë të tyre. Sipas shpërndarjes të trashësisë celulozike në mur dallojmë :

Kolenkime këndorë

Redakto

Është më e zakonshmja, ka mure të shpeshtuara në këndet e bashkëndikimit të shumë qelizave dhe gjendën kryesisht në kërcej.

Kolenkime e shtresëzuar

Redakto

Edhe gjendët kryesisht tek kërcenjtë, kanë të shpeshtuara e në mënyrë të veçantë muret tangjentiale. Të dyja këto tipe kolenkime nuk kanë hapësira ndërqelizore.

Kolenkima me hapësira

Redakto

Janë të pranishme hapësirat ndërqelizore, rreth të clave depozitohet shpeshezimi qelizor që bën që këto hapësira të qëndrojnë të hapura.