Mali i Kollatës
(Përcjellë nga Kollata)
Kollata është mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Tropojës) me lartësi 2556 m. Shtrihet nga e majta e rrjedhjes së sipërme të luginës së Valbonës, midis luginës së Kukajt në jugperëndim dhe asaj të Çeremit në verilindje. Formon një bllok malor të lartë. Ka trajtën e trungut piramidal ma shpate të rrëpirta, që bien thiktas për 1700-1800 m mbi luginën e Valbonës. Bimësia thuajse mungon, me përjashtim të shpatit jugor, ku ka drurë të rrallë të rrobullit. Ka kullota alpine mjaft të pasura.