Komanda e Forcës së Bashkuar
Komanda e Forcës së Bashkuar është një nga tre komandat kryesore të Forcave të Armatosura. Ajo është vendosur në Plepa, Durrës.
Komanda e Forcës së Bashkuar u krijua me dekretin e Presidentit të RSH, Nr. 5110, datë 13.11.2006.
Gjeneral major Shpëtim SPAHIU, u emërua Komandant i Forcës së Bashkuar.
Misioni i Komandës se Forcës se Bashkuar
Misioni i Komandës së Forcës së Bashkuar është: planifikimi, drejtimi dhe kryerja e operacioneve luftarake në interes të ruajtjes së pavarësisë së vendit, mbrojtjes së tërësisë territoriale dhe rendit kushtetues, pjesëmarrja në operacione jo-luftarake në raste fatkeqësish brenda RSH, në misione jashtë vendit, si dhe përgatitja për të marrë pjesë në operacione në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës Euroatlantike.
Detyrat kryesore të Komandës së Forcës së Bashkuar janë:
Stërvitja e trupave, sigurimi i kapaciteteve dhe i gatishmërisë së nevojshme për realizimin e misionit të ngarkuar.
Monitorimi dhe vëzhgimi, me kapacitetet e veta dhe në bashkëpunim me NATO-n e partnerët, i hapësirës tokësore, ajrore e detare.
Kryerja e operacioneve luftarake për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe mbrojtjen e popullsisë. Kryerja e operacioneve humanitare në mbështetje të strukturave civile në raste fatkeqësish natyrore dhe katastrofash në mjedis.
Kryerja e operacioneve të kërkim - shpëtimit në tokë dhe në det.
Ushtrimi i ligjshmërisë në ujërat territoriale nëpërmjet Rojës Bregdetare në bashkëpunim me institucionet e tjera që kanë interesa në det.
Kryerja e stërvitjeve brenda vendit dhe pjesëmarrja në ato jashtë vendit për ruajtjen e nivelit operacional dhe arritjen e ndërveprimit me forcat e NATO-s dhe ato partnere.
Krijimi dhe përgatitja e kapaciteteve operacionale për pjesëmarrje në luftën kundër terrorizmit.
Pjesëmarrja në Operacionet e Mbështetjes së Paqes. Sigurimi i ndërveprueshmërisë së strukturave të saj, si dhe bashkërendimi e inkuadrimi i masave tona mbrojtëse me ato të vendeve partnere në kuadrin e një mbrojtjeje kolektive (rajonale).
Zbatimi i masave për parandalimin e dëmtimit të mjedisit dhe menaxhimi e mbrojtja e tij gjatë veprimtarive ushtarake, si dhe ndërmarrja e operacioneve të veçanta për eliminimin e dëmeve në mjedis të shkaktuara nga faktorë të tjerë.
Komanda e Forcës së Bashkuar, ndodhet në km 36 të rrugës kombëtare Tiranë- Kavajë
Adresa: Komanda e Forcës së Bashkuar, Plepa, Durrës
- Tel : ++355 52 62 264, ++355 52 62 268, Fax : ++355 52 62 266
Mbështetja e strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe e strukturave të tjera civile për ruajtjen e rendit kushtetues, për luftën kundër terrorizmit, trafiqeve ilegale dhe parandalimin e trafikut ilegal të armëve konvencionale dhe të ADM.
Realizimi i detyrimeve që lindin nga pozicioni i vendit pritës (HN) në mbështetje të forcave të NATO-s a të koalicionit, të cilat mund të veprojnë, të stërviten ose të kalojnë nëpër territorin e RSH, krahas lehtësirave portale dhe aeroportuale.