Kombi gjen vetveten, Çamëria dhe Kosova
Kombi gjen vetveten, Çamëria dhe Kosova libër me autor: Bashkim Kuçuku. Shtëpia Botuese: "TOENA", viti i botimit 2012. Faqe 656.
Çamëria dhe e drejta e çamëve, Kosova e pavarur, kombi, identiteti shqiptar, ruajtja dhe rreziqet zhbërëse të tyre, ekspansioni shovinist grek nëpërmjet fantazmës së "Vorioepirit", lëshimet kundërkushtetuese të qeverive shqiptare, mundësitë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet, integrimi në Europë, një tërësi problemesh qeniesore/ekzistenciale të bashkohësisë trajtohen gjerësisht, mbështetur në dokumente të burimeve të ndryshme.