Kombinati metalurgjik "Çeliku i Partisë" në Elbasan

Kombinati metalurgjik "Çeliku i Partisë" në Elbasan ishte një nga veprat më të rëndësishme industriale në Shqipëri, ndërtuar në vitet `70. Në të përfaqsohej industria e rëndë me gjithë degët e saj.

Fabrika në vitin 2006

Historiku

Redakto

Kombinati u ndërtua nga inxhinierë dhe specialistë kinezë me ndihmën e specialistëve shqiptarë.

Gjatë ndërtimit u lëvizën 2.5 milion m3 dhera, u hodhën 830.000 m3 beton, u përgatitën 146.000 m3 elemente të parafabrikuar betoni e beton armeje, 43.000 ton konstruksione metalike ndërtimi. U ndërtuan 520 objekte, 47 km hekurudhë e brendshme, 22 km rrugë automobilistike. Në këtë gjigant punuan rreth 12.000 punëtorë.

Kombinati Metalurgjik Elbasan përbëhej nga këto uzina kryesore e ndërmarrje: Uzina 12, e Koksit, e Gizës, e Çelikut, e Energjetikës, Mekanike, e Petëzimeve, e Materialeve Zjarrdurues, Fabrika e Materialeve Karbonike e Elektrodave, Ndërmarrja e Transportit, e Furnizimit, Komunale e Rrjetit Inxhinierik, Laboratori Qëndror e Drejtoria e Përgjithshme.

Në 1979 u krijua Institiuti i Studimeve dhe Projektimeve i Metalurgjisë. Në 1989 u shtua Uzina e Nikel-Kobaltit. Deri në vitet e fundit të shek. XX Kombinati Metalurgjik pësoi mjaft ndryshime në strukturën organizative.[1]

Si kompleks i madh që përfaqësonte industrinë e rëndë, panvarësisht nga zhvillimi që solli, mbeti ndotësi më i madh për qytetin e Elbasanit e zonën përreth.

Referime

Redakto
  1. ^ Bashkia e Qytetit (2003). Elbasani -Enciklopedi. Sejko. fq. 295.