Kometa Halley

kometë me periudhë të shkurtër, e dukshme çdo 75-76 vjet

Në vitin 1705 Edmund Halley (1656-1742) predikonte, duke përdorur ligjet e reja të Newton-it, që kometa e parë në 1513, në 1607 pastaj në 1682 të rikthehej përsëri në 1758. Në efekt kometa u rikthye si e kishte parashikuar ai (fatkeqësisht pas vdekjës së tij) dhe kështu në nder të tij ju vu emri Kometa Halley.Sot emri i saj zyrtar njihet si 1P/Halley[1].

Kometa Halley

Historiku i saj

Redakto

Periudha orbitale e Kometës Halley apo rikthimi i saj në hemisferën tonë është çdo 76 vjet, mirëpo nuk mund të bëhen llogaritje të sakta për rikthimin e saj.Hemisfera jonë e pa këtë kometë në vitin 1986. Po në këtë vit Agjencia e Hapësinore Europiane lëshoi nje sondë Giotto e cila ju afrua kometës në afërsi prej 600 Km. [2], në një mënyrë që nuk ishte bërë më parë, e cila pati mundësinë t`i fotografonte edhe bërthamën. Kometa ka një diametër prej pak kilometrash dhe pjesa më e madhe e saj është e përbërë prej gurësh të përzier me karbon dhe akull. Edhe kjo kometë nuk do të jetojë përgjithmonë. Ajo është duke u konsumuar gjatë rrugëtimit të saj dhe nga avujt e energjisë diellore. Aktualisht masa e saj është rreth 200 miliard ton, mirëpo rrugëtimi i saj i fundit rreth Diellit e bëri të humbasë edhe 20 tonelata tjera në sekondë. Kështu mendohet se edhe per rreth 170 mijë vjet tjera të rrugëtimit të saj, nga kjo kometë nuk do të mbetet më asnjë thërmijë e vogël. Kjo kometë mund të shihet përsëri ne vitin 2062.

Referime

Redakto
  1. ^ Stampa:Ithttp://www.astrofilitrentini.it/tnp/halley.html
  2. ^ Stampa:It http://www.pd.astro.it/planet/L15_15S.html Arkivuar 11 dhjetor 2007 tek Wayback Machine