Kompania tregtare
Kompania tregtare është formë shoqërisë tregtare e cila para së gjithash e ka zanafillën në tregtinë tej oqeanike e që në shekullin XVII nga ana e pushtetit është pajisur me privilegje monopoli dhe është ndihmuar në veprimet e saj. Shpesh kompanive të tilla nga ana e shtetit iu janë dhënë ndihma financiare nga buxheti shtetëror si mjete nxitëse politike apo edhe pajisje ushtarake. Në këtë kohë, kompanitë më të njohura ishin Kompania India Lindore (1600, e anglezëve) ; Kompania India Lindore (1602, e holandezëve) dhe Kompania Hudsonbai (1670, e anglezëve). Nga fundi i shekullit XX, sipas llojit të këtyre kompanive tregtar ndër tjera u themeluan edhe Shoqëritë Koloniale.