Ky artikull merret me kompjuterin si pajisje, për kompjuterin personal shiko këtu

Kompjuteri (lat. computere - mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacion, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).

Superkompjuteri i NASA "Columbia

Funksionimi i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv midis elementeve harduerik dhe atyre softuerik.

Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të ndryshme, duke filluar nga superkompjuterat që i përdor ushtria ose NASA, pastaj kompjuterat personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht, e deri te kompjuterat e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

Historia e kompjuterit

 Artikulli kryesor: Historia e kompjuterit.

Llojet

Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.

Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe digjitalë) dhe hibridë.

Superkompjuterat

Superkompjuterat janë kompjuterat më të fuqishëm që janë krijuar nga dora e njeriut. Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë, ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës, tërmeteve, simulimin e shpërthimeve bërthamore, të ADN-së së njeriut, etj.

Kompjuterët Mainframe

 Artikulli kryesor: Kompjuterët mainframe.

Këta janë kompjuterat më të mëdhenj për përdorim të përgjithshëm dhe shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave. Zakonisht përdoren për qëllime afariste, por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata. Këta kompjutera përdoren në banka, nëpër kompani aeronautike, nëpër kompanitë e sigurimeve, në universitete, në kompani tregtare etj.

Funksionimi

Shiko edhe

Laptopi

Sistemet numerike

Thënie

  • "Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me përdoruesit" - Brandt Allen
  • "Unë nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesën e tyre." - Isaac Asimov
  • "Një nga shprehjet më të frikshme në kohët moderne është Kompjuteri ka rënë" - Norman Augustine
  • "Ndihmat elektronike, veçanërisht kompjuterat shtëpiakë, do të ndihmojnë shtegëtimin e brendshëm, zgjedhjen jashtë realitetit. Realiteti nuk po bëhet më problem përjashta, por problem brenda kokës suaj. Po bëhet njëkohësisht tregëtare dhe e pështirë." - J. G. Ballard
  • "Unë nuk jam personi i vetëm që përdor kryesisht kompjuterin e tij për qëllimin e mashtrimit të tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry
  • "Fjala përdorues është fjala e perdorur nga profesionistët e kompjuterikës kur ata nënkuptojnë idiotin." - Dave Barry

Referime

  • Arkitektura e Kompjuterit - S.Saliu, Tiranë 1992
  • Introduction to Computer Systems - J. Dousa, A. Pluhacek, 2000