Komuniteti shqiptaro-irlandez

Komuniteti shqiptaro-irlandez u themelua në mars të vitit 2002. Qëllimi i formimit të këtij komuniteti është që të ndihmojë shqiptarët që jetojnë në ishullin e Irlandës, dhe të ruajë kulturën dhe traditën shqiptare.

Komuniteti shqiptar në Irlandë rritet çdo ditë e më tepër dhe prezanton kulturën dhe traditën tonë të pasur atje.

Të gjithë të interesuarit për informata mbi aktivitetet, si dhe për njoftime të ndryshme për komunitetin mund të regjistrohen duke dërguar e-mail në Albanian@dublin.ie.

Ne mundohemi që t'i ndihmojmë shqiptarët në Republikën e Irlandës dhe në Irlandën e Veriut.