Konferenca zakonisht është një takim i njerzve lidhur me një temë të caktuar. Konferencat mund të jenë akademike, shkencore ose profesionale. Së bashku me revistat akademike ose shkencore, konferencat sigurojnë një kanal të rëndësishëm për shkëmbimin e informacionit ndërmjet hulumtuesve.

Zakonisht një konferencë do të ketë folës kryesor (nga brenda ose jashtë institucionit). Leksioni kryesor është shpesh më i gjatë, e i cili shkon ndonjëherë deri në një orë e gjysmë, veçanërisht nëse ka disa folës kryesor në një panel.

Konferencat zakonisht përbëhen nga prezantime të ndryshme. Ato kanë tendencë të jenë të shkurtra dhe koncize, me një hapësirë kohore prej rreth 10 deri në 30 minuta; prezantimet zakonisht pasohen nga një diskutim. Puna dhe materialet e saj mund të botohen në formë të shkruar si dokumente akademike si dhe të publikohen si procedura të konferencës. Përveç prezantimeve, konferencat gjithashtu përmbajnë panel diskutime, tryeza të rrumbullakëta për çështje të ndryshme, seanca posterash, punëtori dhe formate të ndryshme me diskutime.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ See e.g. Hohl, M., & Sweeting, B. (Eds.). (2015). Composing conferences. Special issue of Constructivist Foundations, 11(1). Retrieved from http://www.univie.ac.at/constructivism/journal/11/1