Konfliktet indo-pakistaneze
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Që nga ndarja e Indisë britanike në vitin 1947 dhe krijimi I republikave moderne të Indisë dhe Pakistanit, të dy këto vende të Azisë Jugore janë përfshirë ne katër luftëra,duke marr parasysh edhe një luftë të paqartësuar,si edhe përleshje kufijësh dhe qendrime ushtarake. Kashmiri ka qenë shkaku kryesor, qoftë dirket apo indirekt,I të gjitha konflikteve me të mëdha të të dy shteteve me përjashtim te Luftës Indo-Pakistaneze te 1971 ku konflikti filloi per shkak te trazirave ne Pakistanin lindor(Bangladeshin e sotëm). Prapavija Ndarja e Indisë britanike si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, ku te dy Britania e Madhe dhe India po përballeshin me problem ekonomike për shkak të luftës si edhe me demobilizim. Pas ndarjes, kur erdhi pavarësia disa dëshirues të një shtati muslimanësh tentuan ne ndarjen e pastër dhe te barabartë te Pakistanit dhe Hindustanit. Ndarja duke u bazuar ne politikanët qe udhëhiqnin atë kohë, si Mohammed Ali Jannah, lider I ligës së të gjithë muslimanëve në Indi, dhe Jaëahartai Nehru, lider I kongresit kombëtar Indian,duhet të ketë ndikuar në marrdhënie paqësore. Pasi popullesia hinduse dhe muslimane ishin shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në të gjithë shtetin, ndarja e Indisë britanike në Indi dhe Pakistan në 1947 ishte e pamundur te bëhej ne kufijë fetar.Gati një e treta e popullësisë muslimane mbeti ne Indi. Dhuna ndër komunale mes hindusve sikëve dhe muslimanëve rezultojë ne 500000 -1 milionë viktima. Territoret e udhëhequra nga princat si Kashmiri dhe Hyderabad, u përfshinë po ashtu ne ndarje . Udhëheqësitë e këtyre vendeve duhej të zgjidhnin mes Indisë dhe Pakistanit. Të dy India dhe Pakistani pretenduan aneksimin e Kashmirit dhe kjo ishte arsyeja që Kashmiri u bë qender e konflikteve mes këtyre dy shteteve.
Lufta Indo-pakistaneze e vitit 1947
RedaktoKjo luftë po ashtu quhet lufta e parë e Kahmirit. Lufta filloi në tetor te viti 1947 kur pakistanezët u frikësuan se udhëheqesi I shteteve te Kashmirit dhe Jammu-se mund ti bashkohen Indisë. Shtetet patën mundësi ti bashkohen Indisë ose Pakistanit apo të qëndrinin të pavaruara. Jammu dhe Kashmir ,shtetet më të mëdha të udhëhequra nga princat, patën popullësi dominante musliamane të udhëhequr nga hindusi Maharaja Hari Singh. Forcat fisnore nga Pakistani sulmuan dhe pushtuan shtetin, kurse Maharaja e nënshkroi marrëveshjen për antarësim te shtetit ne Indi. Lufta mbaroi ne dhjetor të viti 1948 me Vijën e Kontrollit e cila e ndau Kashmirin ne dy pjesë të udhëhequra nga Kashmiri dhe India. Refugjatët në pritje të evakuimit nga IAF Dakota në Poonch Airstrip, dhjetor 1947.
Lufta Indo-pakistaneze e vitit 1965
RedaktoKjo luftë filloi duke percjellur operacioni GJibraltar të Pakistanit, që ishte dizajnuar për të infiltruar forca ne Jammu dhe Kashmir në mënyrë që të përshpejtohej një kryengritje kundër udhëheqes se Indisë. India kundërpërgjigj duke nisur një sulm ushtarak në shkallë të plotë ne Pakistanin perëndimor. Lufta 70 ditëshe shkaktojë mijëra viktima në të dy anët dhe shëroi luftën më të madhe me tanka që nga Lufta e Parë Boterore. Lufta mbaroi me ndërhyrjen e Bashkimit të shteteve sovjetike dhe SHBA-ve. Të dy shtetet shpallën fitore.
Lufta Indo-pakistaneze e vitit 1971
RedaktoKjo luftë ishte e veçantë pasi nuk e përfshiu rastin e Kashmirit. Kjo luftë u shkaktua për shkaktë krizës politike të shkaktuar nga luftërat mes politikanëve. Bangladeshi kishte kërkuar pavarësinë e tij nga Pakistani, rreth 10 milion bengal u shperngulën në Indi. Me intervenimin e Indisë në rastin e Bangladeshit, forcat e Pakistanit u dorëzuan, me ketë rast u formua Republika Popullore e Bangladeshit.
Lufta Indo-pakistaneze e vitit 1999
RedaktoE njohur si lufta Kargil, ky konflikt mes dy shteteve ishte I kufizuar. Gjatë fillim të vitit 1999, trupat pakistaneze së bashku me kryengritësit e Kashmirit infiltruarn në të gjithë vijën e Kontrollit (LOC), dhe pushtuan territorin indian kryesisht në rrethin Kargil. India u përgjigj duke nisur një njesi ushtarake madhore dhe ofensivë diplomatike për të përzënë jashtë infiltratoret Pakistanez. Nga frika e rritjes së konfliktit ushtarak, komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, rriti presionin diplomatik në Pakistan për të tërhequr forcat nga territori indian . Deri në fund të korrikut të vitit 1999, luftimet e organizuara në rrethin Kargil ishin ndërprer.