Konflikti i interesit konsiderohet si indikatori themelor per abuzime te tjera te mundshme qofte financiare,intelektuale a sociale dhe implikim te interesave te tjera,te shumta e te ndryshme. Fjala ‘’korrupsion’’ nenkupton nje prishje morale te dikujt,duke marre nje rruge te keqe per qellime te caktuara,nje nxitje e dikujt qe me ane te dhuratave,ryshfeteve,te veproje ne kundershtim me detyren qe ka.[1]

Konflikti i interesit

Redakto

Termi ‘’konflikti i interesit’’ ne Kosove eshte relativisht term i ri. Ne infrastrukturen ligjore,konflikti I interesit ze vend neper disa ligje. Per me teper,si ligj i vecante i njohur me emrin ‘’Ligji per Parandalimin e Konfliktit te Interesit ne Ushtrimin e Funskionit Publik’’ qe ka hyre ne fuqi me 2 nentor 2007,me numer 02/L-133. Sipas ketij ligji,nocioni konflikt interesi eshte perkufizuar si vijon:


Konflikti I interesit eshte gjendja e mospajtimit ndermjet detyres publike dhe interesit privat te nje zyrtari,kur gjate ushtrimit te funskionit te tij zyrtari ose personi i afert ka interes privat pasuror ose personal jopasuror,te dreperdrejte ose te terthorte,qe ndikon ose mund te ndikoje ne kryerjen ne menyre te drejte te funksionit public,kur gjendet ne situate te shkeljes se mundshme,te perkufizimeve dhe ndalesave apo detyrimeve,sipas dispozitave te ketij ligji.

Në vendin tonë, autoriteti qendror përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligji për parandalimin e konflikti të interesit në ushtrimin e funksionit publik është Agjencia kundër korrupsionit. Kur themi autoritet qendror, nënkuptohet se ka edhe nivele dhe struktura të tjera përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, që ka të bëjë me parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.[2]

Sipas ligjeve asnje zyrtar me funksion publik nuk duhet te jete pjesmarres ne veprime qe ne nje menyre ose tjeter qojne ne shfrytezimin e postit te tij public ne sherbim te interesit personal. Me fjale te tjera,konflikti i interesit eshte ne papajtueshmeri midis interesave publike dhe interesave private.

Konflikti i interesit mund të jetë:

Konflikt i mundshem i interesit

Redakto

Eshte gjendja ne te cilen interest private te zyrtari mund te shkaktojne ne te ardhmen shfaqjen e konfliktit te interesit,ose ne dukje te interesit,nese zyrtari do te perfshihej ne detyra dhe pergjegjesi te caktuara.

Konflikti ne dukje(i perceptuar) i interesit

Redakto

Eshte gjendja ne te cilen interesat private te zyrtarit duken ne pamje ose forme sikur kane ndikuar,ndikojne ose mund te ndikojne ne kryerjen ne menyre te padrejte te detyrave.Por,ne fakt ndikimi nuk ka ndodhur,nuk ndodh ose nuk ka mundesi te ndodhe.

Konflikti faktik i interesit

Redakto

Eshte gjendja ne te cilen interesat private te zyrtarit ndikojne,kane ndikuar ose mnd te ndikojne ne kryerjen ne menyre te padrejte te detyrave apo pergjegjesive te tij zyrtare.

Konflikt interesi ‘’i vazhdueshem’’

Redakto

Eshte atehere kur konflikti i interesit shfaqet ne menyre te perseritur dhe ne menyre te shpeshte ne te ardhmen.

Konflikt interesi ‘’rast per rast’’

Redakto

Eshte gjendja me konflikt interesi ne njeren nga tri llojet: faktik,i mundshem ,apo ne dukje,qe shfaqet ose lidhet me je vendimmarrje te vecante. [3]

Evitimi i konfliktit te interesit

Redakto

Doreheqja

Redakto

Ne rastet kur nje zyrtar I larte pas zgjedhjes emerimit apo konfirmimit te mandatit,vazhdon te kryeje nje aktivitet apo funksion qe ligji e percakton te papajtueshem me funksionin e tij,Agjencia e paralajmeron zyrtarin e larte dhe vendos nje afat sipas te cilit atij do t’I kerkohet t’a nderprese aktivitetin apo te heqe dore nga funskioni public.[4]

Shkarkimi

Redakto

Ndersa,ne rastet kur personi zyrtar I larte vazhdon te kryeje aktivitet apo funskione te papajtueshme spias ligjit pavaresisht nga paralajmerimi atehere Agjencioni Anti-Korrupsion i kerkon institucionit ku zyrtari I larte ushtron funskionin qe t’a filloje proceduren per shkarkimin e tij. [5] Kontribut të padiskutueshëm në parandalimin e konflikti të interesit jap edhe transparenca më e madhe gjatë kryerjes së punëve në funksionet publike. Instrument i rëndësishëm i parandalimit të korrupsionit në përgjithësi është dhe shfuqizimi/revokimi i aktit apo kontratës administrative të nxjerr në kushtet e konfliktit të interesit. Sfida per cdo lloj qeverisje dhe per shoqerine eshte qe te shqyrtoje dhe te aplikoje mekanizmat adekuate per luftimin e ketij fenomeni dhe per te menjanuar ne mase te madhe nderhyrjen e interesave personale ne ato publike.[6]

Pra,qellimi i ligjeve qe kane per synim parandalimin e konfliktit te interesit gjate ushtrimit te funksioneve publike,eshte garantimi i nje vendimmarrje te paanshme,transparente,ne interesin me te mire te mundshem te publikut e te besimit te tij ndaj institucioneve publike.

Doracaku-Konflikti i interesit

Redakto

Per ceshtjen e Konfliktit te interesit ne Kosove ekziston nje liber, i pari i kesaj natyre ne forme te Doracakut nga autori Esad Ejupi.

Eshte publikuar ne prill te vitit 2014.

Libri ka tre kapituj te cilet trajtojne konfliktin e interesit si dukuri.

Kapitulli i pare tregon se cka eshte konflikti i interesit, kur ka filluar trajtimi i konfliktit te interesit ne Kosove dhe se cilat jane llojet me te shpeshta te konfliktit te interesit.

Ceshtjet si: cilat jane masat qe duhet marr per parandalimin e korrupsionit, legjislacioni i Republikes se Kosoves per parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe a mund te parandalohet korrupsionit jane te trajtura ne kapitullin e dyte te doracakut.

Pervec ligjit per luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, legjislacioni i Republikes se Kosoves ka edhe ligje te tjera te vecanta qe rregullojne konfliktin e interesit. Te gjitha keto ligje dhe ligji per parandalimin e konfliktit te interesit jane te shtjelluara ne kapitullin e trete te librit.


Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2013. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2013. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://www.telegrafi.com/lajme/si-shfaqet-dhe-si-shmanget-konflikti-i-interesave-26-4973.html[lidhje e vdekur]
  4. ^ http://www.telegrafi.com/lajme/si-shfaqet-dhe-si-shmanget-konflikti-i-interesave-26-4973.html[lidhje e vdekur]
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ http://www.telegrafi.com/lajme/si-shfaqet-dhe-si-shmanget-konflikti-i-interesave-26-4973.html[lidhje e vdekur]