Kontestet Investitore në Kosovë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kontestet Investitore nënkupton çdo kontest ndërmjet një investitori të huaj dhe një autoriteti publik në lidhje me
- (i) një investim që është bërë në Kosovë nga investitori i huaj, ose
- (ii) një shoqëri tregtare në Kosovë ose njësi, organizatë ose shoqatë përmes së cilës investitori i huaj dëshiron të bëjë investim të Kosovë.
kontest investitor përfshin po ashtu, ndër të tjera, kontestet që kanë të bëjnë me :
- a. të gjitha pretendimet për veprim ose mos veprim nga një autoritet publik në kundërshtim me një marrëveshje ndërkombëtare palë e së cilës është Kosova, këtë ligjn për Investimet e Huaja ose ligje të tjera, si dhe akte normative dhe nën-normative në Kosovë ose
- b. të gjitha marrëveshjet në të cilat investitori i huaj dhe autoriteti publik janë palë ose
- c. bërja ose përpjekja për të bërë një investim në Kosovë [1].
Kosova u ofron trajtim të drejtë dhe të barabartë investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre në Kosovë. Kosova gjithashtu u ofron investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre mbrojtje dhe siguri të vazhdueshme. Në asnjë rast trajtimi, mbrojtja ose siguria që kërkohet nga ky nen 3.1 i ligjit për investorët e huaj nuk është më i disfavorshëm se sa ai që është garantohet sipas ligjit ndërkombëtar.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ LIGJI PËR INVESTIMET E HUAJA Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |