Kontratat Në Dobi Të Personave Të Tretë
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Nevojat e qarkullimit juridik kanë kërkuar që të lejohet mundësia e lidhjes se kontratave në dobi të personit të tretë.
Kontrata në dobi të personave të tretë është kontratë e detyrimeve, ku promitenti obligohet ndaj stipulentit, se do të ekzekutojë premtimin e caktuar në dobi të personit të tretë i cili është benificiari.
Efektet juridike të kontratave në dobi të personit të tretë klasifikohen përmes tri lloj marrëdhëniesh që krijohen në këta tre subjektë, këto marrëdhënie janë : marrëdhënia ndërmjet promitentit dhe stipulentit ; ajo ndërmjet promitentit dhe beneficiarit; dhe ajo ndërmjet stipulentit dhe beneficiarit.
Në natyrën juridike të kontratave në dobi të personit të tretë ekzistojnë katër mendime.
Sipas mendimit të parë: natyra juridike e kontratave në dobi të personit të tretë, duhet të shpjegohet duke u mbështetur në ofertën që është e njohur edhe si teori e ofertës.
Sipas mendimit të dytë : kontrata në dobi të personit të tretë lidhet ndërmjet promitentit dhe stipulentit me klauzolë në dobi të personit të tretë, në bazë të shprehjes se njëanshme të vullnetit të promitentit. Promitenti këtu krijon të drejtën ndaj beneficiarit. Ky mendim nuk mund të pranohet.
Sipas mendimit të tretë: kontrata në dobi të personit të tretë është një rast i zgjerimit të punëve të huaja pa porosi, ku stipulenti kryen punët në dobi të tij.
Sipas mendimit të katërt: kontrata në dobi të personit të tretë është kontratë e veçantë e së drejtës së detyrimeve. Doktrina juridike bashkëkohore, këtë kontratë e konsideron plotësisht të pavarur, të veçantë prandaj kjo kontratë i ka rregullat e veta specifike.
Shembuj :
1. Kontrata në dobi të personit të tretë është kur lidhet kontrata për sigurimin e jetës ndërmjet siguruesit dhe të siguruarit, që shuma e siguruar ti jepet ndonjë subjekti të afërm të të siguruarit kur shkaktohet rasti i siguruar.
2. Kur lidhet kontrata për depozitën ndërmjet depozitorit dhe deponentit që sendi i deponuar, pas skadimit të afatit, ti jepët personit të tretë.
3. Kur lidhet kontrata e dërguesit të mallit, që malli ti dorëzohet personit të tretë (destinatorit).
4. Kur lidhet kontrata mes bankës dhe prindit për deponimin e parave në konton e fëmiut ose benificiarit.