Kontrolli i hyrjes
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kontrolli i hyrjes është një sistem ose aparat që ndalon ose lejon hyrjen e personave në bazë të kredencialeve të përdoruesit për hirë të kontrollit të sigurisë. Kontrolli i hyrjes mund të jetë mekanik ose elektromagnetik.
Kontroll mekanik i hyrjes
RedaktoKontrolli mekanik i hyrjes është mënyra konvencionale që është përdorur në gjithë historinë e deri në kohet e sotme. Kjo mënyrë e kontrollit të hyrjes kombinon dy ose më shumë pjesë, zakonisht me forma përmbushëse (që puqen) dhe lejojnë lëvizjen fizike të pjesës kyçëse.
- Shembujt - Çdo dry ose bravë që hapet me çelës.
Kontroll elektromagnetik i hyrjes
RedaktoKontrolli i elktromagnetik i hyrjes është një mënyrë relativisht e re e shpikur gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX dhe e përdorur pothuajse në çdo aplikim të ditëve të sotme. Ajo që bën sistemet elektromagnetike të veçanta është pjesa kyçëse, që mund të kontrollohet nga rryma elektrike. Kredencialet mund të jepen dhe procesohen në mënyra të ndryshme si psh:
- -thjesht një kontakt elektrik (i pozicionuar në mënyra strategjike)
- -skanimi dhe njohja e një bar kodi
- -njohje e një zinxhiri binar në shirit magnetik
- -njohje e zinxhiri binar dhënë me anë të frekuenca radiosh (proksimitet, pa kontakt)
- -njohje informacioni biometrik
- -kombinim i mënyrave të mësipërme
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |