Kopimizmi
Kisha Misionare e Kopimizmit (në suedisht Missionerande Kopimistsamfundet), e themeluar nga nxënësi 19-vjeçar i filozofisë Gerson Isak, është një bashkësi e shpërndarësve që besojnë se kopjimi i informacionit është një virtyt i shenjtë. Kisha, e bazuar në Suedi, është njohur zyrtarisht nga Agjencia Suedeze për Shërbime Ligjore, Financiare dhe Administrative ("kammarkollegiet") si një komunitet fetar, pas tre përpjekjeve të aplikimit.
Ndjekësit e fesë quhen kopimistë nga kopjom mua. Një "kopimist" ose "intelektual kopimist" është një person i cili mban besimin filozofik që i gjithë informacioni duhet të kopjohet lirshëm dhe në mënyrë të pakufizuar. Kjo filozofi e kundërshton monopolizimin e njohurive në të gjitha format e tyra, të tilla si të drejtat e autorit dhe inkurajon piraterinë e të gjitha llojeve të medieve, duke përfshirë muzikën, filmat, shfaqjet televizive, dhe softuerin.
Sipas kishës, "Në besimin tonë, komunikimi është i shenjtë". Në faqen e tyre në internet nuk përmendet asnjë besim në zotëra apo fenomene mbinatyrore. CTRL + C dhe Ctrl + V, kombinime të tastierës kompjuterike për "Kopjo" dhe "Ngjit", konsiderohen simbole të shenjta.
Sipas kushtetutës kopimiste:
- Kopjimi i informacionit është etikë e drejtë.
- Shpërndarja e informacionit është etikë e drejtë.
- Kopjimmiksimi është një lloj i shenjtë i kopjimit, më shumë se kopjimi i përsosur digjital, për shkak se zgjeron dhe rrit pasurinë ekzistuese të informacionit.
- Kopjimi dhe rimiksimi i informacionit të komunikuar nga një person tjetër shihet si një akt i respektit dhe një shprehje e fortë e pranimit të besimit kopimist.
- Interneti është i shenjtë.
- Kodi është ligj.
Më 5 janar 2012 Kopimismi u pranua nga Suedia si një fe e ligjshme.
Inkurajimi i shpërndarjes së të mirave është e përhapur edhe në fetë tjera.
Vegëza të jashtme
Redakto- Faqja zyrtare
- Kopimi Arkivuar 26 janar 2010 tek Wayback Machine
- Faqja zyrtare për SHBA