Korab Hoxha
Korab Hoxha ka kryer studimet për Gjuhë – Letërsi, Universiteti i Tiranës. Ka shërbyer fillimisht për disa vjet si mësues, pastaj si gazetar i artit dhe kulturës në "Radio Tirana". Ndërkohë boton cikle poetike, ese, përkthime dhe artikuj kritikë në shtypin e përditshëm. Në vitin 1994 ndjek studimet pasuniversitare në Institutin Letrar "Maksim Gorki", ndërsa në vitin 1995 ndjek leksione mbi letërsinë moderne dhe postmoderne në Universitetin e Sankt – Petërburgut.
Aktualisht, është pedagog i letërsisë ruse pranë katedrës së gjuhëve sllave dhe ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku ka mbrojtur gradën "doktor" me studimin "Një vështrim krahasues mbi përkthimet poetike nga rusishtja në shqip në ndërkohët 1960 – 1990". Ky punim, i pasuruar dhe i zgjeruar më tej, u shndërrua në librin "Shenja të munguara në letrat shqipe".