Korniza Referuese Gjeodezike e Shqipërisë

Korniza Referuese Gjeodezike e Shqipërisë (KRGJSH-2010) është baza unike gjeodezike e Shqipërisë, e nxjerrë nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

KRGJSH ka për qëllim të realizojë, nëpërmjet rrjeteve të pikave të kontrollit dhe stacioneve permanente sipas komponentëve përbërëse të saj, një sistem referues unik gjeodezik nëpërmjet të cilit përcaktohen pozicioni planimetrik, lartësitë, shkalla, graviteti dhe orientimi për çdo pikë të territorit të Republikës së Shqipërisë.[1]

KRGJSH përfshin rrjetet e mëposhtme:

  • Rrjeti Shtetëror i Pozicionimit Global
  • Rrjeti Shtetëror Gravimetrik
  • Rrjeti Shtetëror i Nivelimit
  • Rrjeti Shtetëror i Mareografëve
  • Rrjeti i Stacioneve Magnetometrike

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Rreth KRGJSH".