Korsackë (greqisht: Προσήλιο/Prosilio) është fshat në qarkun i Janinës, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Korsátsikon/Κορσάτσικον.[1]

Korsackë
Προσήλιο
Fshat

Gjeografia Redakto

Vendbanimi Korsacka ishte një fshat shqiptar, qe ndodheshe pranë kufirit shqiptaro-grek përpara Luftës e Dytë Botërore. Gërmadhat të Korsackës sot gjenden në komunën e Konicës në qarkun i Janinës, Greqi. Fshati Korsacka ishte ndërtuar në periferi të maleve së Pindit. Gjithashtu Korsacka ka një lartësi prej 643 metra.[2] Ky fshat ishte një vendbanim në krahinë historik, etnografik dhe gjeografik i njohur si Kolonjë, në rajonin i Toskërisë.

Demografia Redakto

Ky fshat ishte populluar kryesisht nga Shqiptarë myslimanë deri vitet 1923-1924. Një numër i vogël i Shqiptarëve Muslimanë arritën të jetojnë në fshat deri Luftën e Dytë Botërore dhe më vonë një pjese e tyre ikën në Shqipëri, të tilla si familja e Ekrem Bardhës, një biznesmen i famshëm në SHBA.[3] Kurse një numër tjetër të vogël së banorëve Shqiptar u shpërngulën nëpër fshatra lokale Greke, ku jetojnë sot pas konvertimi i tyre në Ortodoksinë. Gjithashtu në këtë fshat nuk vendosën refugjatë Grekë nga Turqia apo Grekët lokale. Sot fshati është i pabanuar dhe i braktisur.

Kultura Redakto

Fshati Korsacka ishte e banuar nga Shqiptarët Myslimanë Bektashianë. Ata u quajtën "Turq" nga Grekët vendas për shkak të fesë së tyre.[4] Shumica e njerëzve kanë qenë fermerë dhe kafshët në pronësi. Sipas Grekëve lokalë në fshatrat e afërta, ata thonë se kishin marrëdhënie të mira me Shqiptarët e Korsackës, të cilat gjithashtu flasin edhe Greqisht, kur ata kaluan nëpër fshatrat Greke lokale.[5] Fshati gjithashtu kishte edhe një Teqe. Deri në Luftën e Dytë Botërore, Shqiptarët nga ky fshat martoheshin me Shqiptarë nga fshatrat muslimane të Kolonjës, Shqipëri. Kurse para Luftës së Parë Botërore, Korsackarët martoheshin edhe me Shqiptarë muslimanë të Konicës. Pas Luftës së Dytë Botërore, ata Shqiptarë të cilët mbetën në Greqi pas konvertimit të tyre në fe Ortodokse, janë martuar nëpër fshatrat Greke edhe me një pakicë prej tyre martuar nëpër fshatrat përreth të banuar me Vllehe si Furkë.[6]

Historia Redakto

Fshati Korsacka ishte një fshat banuar me Shqiptarë Myslimanë qe ishin Bektashë. Pas vitëve 1912-1913, ky fshat mbeti në shtetin i Greqisë. Pas lufta Greko-Turke i vitit 1923, marëveshja e tyre për shkëmbimin e populsisë Ortodokse-Myslimane nuk ndikojnë në këtë fshat se shumica e Shqiptarët Myslimane ku më vonë ishin të përjashtuara nga traktati.Gjithashtu për shkak të lokacionit e izoluar së fshatit, shumica e Shqiptarëve ka mbetur atje gjatë gjithë periudhës së luftërave. Megjithatë për shkak të lokacionit e kufirit dhe izolim, shumica e Shqiptarëve filluan gjatë kësaj periudhe të ikin për në Shqipëri dhe vendoseshin në fshatrat si Radanj apo qytete si Leskoviku i Kolonjës.[7] Pas Luftës e Dytë Botërore, Korsacka u braktis dhe banorët e saj u shpërndanë. Prej atyre Shqiptarëve që mbetën në Greqi, ata u vendosën në fshatrat e afërta të tilla si Illiorakhi apo qytetin Konicë dhe u konvertua në Ortodoksinë.[8] Gjithashtu, gjatë këtyre viteve fshatarët lokale greke i blenë tokat e tyre, por ende fshati mbeti shkretë. Nga ato vite deri kohët e fundit, ka ekzistuar një pikën kufitare me rojet Greke në vendndodhje e fshatit, deri u konsiderua i tepërt dhe u hoq nga shërbim aktiv të qeverisë.[9] Sot të gjitha rrënojat që mbetet nga fshati janë mureve prej gurit.[10] Ato jane shpërndara nëpër të mes së kumbull e egër, qershi dhe pemë të tjera frutash.[11] Sot fshati është hyrje për Greqinë nga emigrante Shqiptar prej largu dhe Shqiptarë vendas të Kolonjës në Shqipëri. Ato të gjitha shkojnë nëpër një udhë e vjetër qe e bashkonte Korsackën dhe fshatrat Greke me Kolonjën nëpër Radat, në kohët të kaluara. Shumica e këto popull qe vinë në ditë nëpër këtë udhë për punë janë nga fshati kufitar Radat, dhe rikthehen në Shqipëri gjatë natës.[12]

Shih edhe Redakto

Ekrem Bardha - një biznesmen shqiptar në SHBA.

Lidhje të jashtme Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Πανδέκτης: Korsátsikon - Prosilíon
  2. ^ Maps, Weather, Videos, and Airports for Prosilion, Greece
  3. ^ Vassilis Nitsiakos, On the border: transborder mobility, ethnic groups and boundaries along the Albanian-Greek frontier, Lit Verlang, Berlin, 2010, f. 330.
  4. ^ Po Aty, f.309.
  5. ^ Po Aty, f.309.
  6. ^ Po Aty, f.309.
  7. ^ Po Aty, f.330.
  8. ^ Po Aty, f.309.
  9. ^ Po Aty, f.309-310.
  10. ^ Po Aty, f.311.
  11. ^ Po Aty, f.310.
  12. ^ Po Aty, f.310.