Kosta Isaak
Kostë Isaak lindi ne Dardhe te Korçës. Ne vitin 1903 ai shkoi ne Misir (Egjipt) ku me njehere u lidh me grupet patriotike shqiptare dhe filloi te shkruaje shume artikuj për te ngritur lart moralin e shqiptareve. Shumica e artikujve te tij te saj kohe gjenden ne "Drita" e Sofjes. Ne vitin 1906 ai erdhi ne Amerikë dhe u sistemua me pune ne shtypshkronjën e Sotir Pecit qe edhe ky ishte dardhjot. Ne atë kohe kjo shtypshkronje ndodhej ne 100 Hundson Street, Boston Mass. Pas dy vjetësh pune u kthye ne Dardhe dhe me 1909 u martua me Zonjushe Olimbia S. Stefani po nga Dardha. Atë vit u kthye përsëri me zonjën ne Amerikë dhe u vendosen ne Manchester, N. H. Këtu, se bashku me disa shqiptare te tjerë, po atë mot themeluan klubin "Zgjimi". Kur "Vatra" filloi aktivitetin e saj, Kosta ishte një nga përkrahësit me te forte te degës nr. 4. Ne 1914 ai ishte sekretar i kësaj dege te fuqishme te "Vatrës" dhe me 1915 u be kryetar i saj. Me 1916 ai arriti te bashkoje shume shqiptare qe grindeshin për idera dhe krahina dhe formoi një Kuvend Historik për bashkimin shqiptar dhe vet u zgjodh "Çairmën i Kuvendit". Me 1917 ai u zgjodh Kryetar i Komitetit Lidhja Kombëtare, ne atë Kuvend ai propozoi qe te thirreshin ne një Kongres ku te përfaqësoheshin tere krerët e shqiptareve me zotërinjtë Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli ne krye. Me 1918 ai u zgjodh anëtar i Këshillit te Vatrës, një vit me vonë u be anëtar i Qendrës se Vatrës. Duhet përmendur se atë vit ai shkoi për te marre një fëmije te tij qe e kishte lënë ne Shqipëri por greket e zune dhe e futen ne burg një muaj dhe disa muaj e internuane. E liruane kur i morën aq sa deshën. Kur u kthye ne Amerikë ai shtroi kandidaturën për kryetar te Vatrës por me qe kandidat qe edhe Z. Faik Konica, ai ne shenje te respektit te larte për këtë shqiptar te talentuare e tërhoqi kandidaturën. Kosta u zgjodh sekretar i Vatrës dhe i Diellit. Me 1922 ai u zgjodh sekretar i Peshkopatës Shqiptare. Dy vjet shërbeu si kryetar i shoqatës dardharë "Mbleta" dhe nen kujdesin e tij u ngrit ne Boston shkolla e pare shqipe me emrin "Dardha". Njëkohësisht duhet theksuare se ai ishte aktiv edhe ne shoqata te përbotshme si ajo e "Masionica Chappter Scotish Rite 32" dhe "Noble Mystic Shrine". Gjate tere kohës se vet ai shkrojti pa pushim për Shqipërinë dhe shqiptaret pothuaj ne te gjitha gazetat shqiptare te Amerikës dhe mori një emër te madh për atdhetari e patriotizëm. Botim i "Botes" viti 1939.